“Je në vete apo jo ti”, Plas sherri në studio, Meçe përplaset me aktorin Liçaj dhe avokaten Kola

583
Sigal

Tema e emisionit “360 Gradë” ka shkaktuar debate të forta mes juristes Margarita Kola, aktorit Neritan Liçaj dhe inxhinierit Arben Meçe.

Juristja dhe aktori janë përplasur me inxhinierin në lidhje me të drejtën e Presidentit për të zhvilluar tubimin e 2 marsit.

Meçe ishte kundër tubimit, ndërsa Liçaj dhe Kola e mbrojtën atë.

Pjesë nga debati: 

Meçe: Unë them sa përfaqësojnë ata 3 mijë, dhe 200 mijë të jenë. Presidenti në Kushtetutë duhet t`i përfaqësojë ata. Ju keni të drejtë, dhe keni instrumentat në dorë për të mbrojtur të drejtat tuaja. Kjo gjë nuk i takon Presidentit ta bëjë sa kohë flet në emër të Presidentit.

Liçaj: Janë hedhur shumë tymnaja këtu, jo sherr mes dy veteve, Presidenti është njeri politik…

Meçe: Ai përfaqëson unitetin e vendit…

Kola: Presidenti ka disa detyra….

Liçaj: Ai po i zbaton një për një detyrat…

Meçe: Ka vetëm një detyrë, përfaqëson unitetin e shtetit…

Kola: Ka mundësi të flasim dhe ne të tjerët…

Liçaj: Ashtu thua ti…

Kola: Të kesh unitet nuk do të thotë të mos kesh mendimet kundër…

Meçe: Si gursht shtetit të thuash ti? Të deklarosh palën tjetër ti?

Kola: O zotëri ka mundësi të flas unë, nuk je ti plaku i kësaj tavoline. Ka disa detyra Presidenti…

Meçe: Je në vete apo jo ti?! Je juriste ti?

Kola: Po bën spektakël ti? Presidenti ka detyra po të them. Do ti dëgjosh detyrat e Presidentit.

Liçaj: Është detyra e Presidentit të bëjë aksion politik…

Kola: Ore do ti dëgjosh detyrat e Presidentit ti? Ti lexon literalisht por nuk di ti konceptosh ato detyra(i drejtohet Meçes). Ti e ke të drejtën absolute?