Plani i shpopullimit / Të merren masa, shqiptarët nuk janë në luftë! Media: Shqipëria po zbrazet qëllimisht që të mbeten vetëm të pasurit

119
  • Sekretarja e brendshme e MB: Të merren masa, shqiptarët nuk janë në luftë!
  •  Gazetari: Shqipëria po zbrazet qëllimisht që të mbeten vetëm të pasurit
Sigal

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha se vendi përballet me një “pushtim” nga njerëzit që përshkojnë me varka kanalin e Lamanshit. “Le të ndalojmë së pretenduari se ata janë të gjithë refugjatë në gjendje të vështirë. I gjithë vendi e di se kjo nuk është e vërtetë,”- tha Braverman. Në qendrën për emigrantë në Britani duhet të strehohen rreth 1,500 emigrantë për më pak se 24 orë në të njëjtën kohë, kjo shifër është dyfishuar. Departamenti i Brendshëm ka thënë se shumica e të ndaluarve në Manston janë shqiptarë. Në përgjigje të pyetjeve para parlamentit zonja Braverman tha se duhet përshpejtuar procesi i shqyrtimit dhe të realizohet “largimi i shtetasve shqiptarë”. Në përgjigje të një komenti nga deputeti konservator Craig Mackinlay, i cili tha se “asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat”, zonja Braverman tha se ai ka të drejtë. “Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime”, tha ajo. Grupet shqiptare të krimit të organizuar besohet të jenë ndër përgjegjësit kryesorë në dërgimin e migrantëve përmes Lamanshit për në Britani nga Europa veriore. Qytetarët nga Shqipëria tani përbëjnë grupin më të madh të vetëm që kalojnë kanalin me varka të vogla, sipas statistikave të qeverisë britanike. Qeveria në Londër ka premtuar të përshpejtojë largimin e shqiptarëve që kanë hyrë ilegalisht në vend. Ndërsa jo vetëm qeveria por edhe mediat i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë shqiptarëve që kanë mbërritur në Angli. Gazetari i njohur britanik, Kelvin MacKenzie komentoi valën masive të refugjatëve shqiptarë, të cilët po mbërrijnë në Angli me gomone. Ai tha se qeveria britanike nuk duhet të japë miliona sterlina për Shqipërinë, që ajo të ndalojë fluksin e emigrantëve. Gazetari i njohur tha se vendi po zbrazet në mënyrë që t’u mbetet vetëm të pasurve. “Është fakt interesant për Shqipërinë, se në 30 vitet e fundit, njerëzit, të cilët nuk e duan Shqipërinë, janë vetë shqiptarët. Ata janë duke e braktisur vendin prej vitesh, tani janë ndoshta 2.7 ose 2.8 milionë shqiptarë, të cilët kanë mbetur. Dyshoj se Shqipëria do shpopullohet me qëllim, që të kthehet në një shesh lojërash vetëm për të pasurit që do jetojnë aty, që ta gdhendin siç duan”, -tha gazetari.