Plani 3-pikësh i Bashës/ Bylykbashi: Durrësi, motorri i dytë ekonomik i vendit. Nuk mund të lejohet të fiket

441
Sigal

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë programin e opozitës prej 3 pikash për të përballuar situatën pas tërmetit.

Sipas tij, 150 milionë dollarët e programuar për oligarkët, ti jepen familjeve në nevojë.

Lidhur me këtë propozim reagon edhe ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

Sipas tij, Durrësi, qyteti më i prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, është motorri i dyte ekonomik i vendit dhe nuk mund të lejohet të fiket.

“Durrësi nuk mund te trajtohet më siç ështe trajtuar në 20 vitet e fundit!”, shkruan ish-deputeti Bylykbashi.

Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Sot, nga Durrësi, një javë pas tragjedisë që gjunjëzoi qytetin tonë 2700-vjeçar, kreu i Opozitës Lulzim Basha i propozon qeverisë një plan të thjeshtë për të bërë ballë emergjencën në plan afatshkurter dhe afatmesëm :

– Shfrytëzim i ekspertizës,
– Vlerësim i shpejtë i rrezikshmërisë dhe demeve,
– Përballim i faturës së dëmit me para që sot janë llogaritur në buxhetin e 2020 për PPP-të korruptive dhe zgjidhja me to e hallit të mijera qytetareve që sot janë pa strehë.

Por Durrësi ka nevojë edhe për një plan afatgjatë rimekëmbje që do të kthejë besimin, energjitë dhe zhvillimin. Ky qytet është motorri i dyte ekonomik i vendit dhe nuk mund të lejohet të fiket. Durrësi nuk mund te trajtohet më siç ështe trajtuar në 20 vitet e fundit!

Plani i ofruar nga Lulzim Basha:

Image