“Petulla katuni me të ik truni”, Presidenti Meta nxjerr foton nga bregdeti: Nuk mund t’u rezistoja

253
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto nga plazhi i Gjirit të Lalzit, ku ka shijuar edhe disa petulla. Mes humorit, kreu i shtetit i ka bërë edhe reklamë këtij biznesi të vogël që shet petulla përgjatë bregdetit, duke sjellë në fokus edhe reklamën e tyre; “Petulla katuni me të ik truni”.

MESAZHI I PRESIDENTIT:

“Petulla katuni me të ik truni”.
Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri.