Petrit Vasili: Zgjedhjet në Shqipëri shumë më keq se në Bjellorusi, Zgjedhjet e reja shpëtimi i vetëm nga gremina!

202
Sigal

OSBE për zgjedhjet në Biellorusi në gusht 2020 u shpreh:

“Ka prova shqetësuese se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit ishin manipuluar dhe se forcat e sigurisë kryen shkelje masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut kundër protestave paqësore,” thuhet dokumentin e paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së me seli në Vjenë për zgjedhjet në Bjellorusi. OSBE kërkoi anullimin e zgjedhjeve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kaq mjaftoi që Bashkimi Europian, Parlamenti Europian,Këshilli Europian dhe SHBA të mos i njihnin zgjedhjet në Bjellorusi.

Ndërsa në 25 prill ne Shqipëri sipas raportit të OSBE-ODIHR u konstatua se Rama dhe rilindja kanë kryer një masakër zgjedhore të vërtetë ku :

Qeveria organizoi dhe financoi në mënyrë mafioze shitblerjen më kriminale dhe masive të votave të parë ndonjëherë.

Qeveria e përdori pushtetin duke shpërdoruar në mënyrë kriminale të dhënat personale të qindra mijra qytetarëve, të cilat janë tashmë në duart e krimit të organizuar dhe trafikantëve duke tronditur rëndë sigurinë publike dhe atë personale të qytetarëve.

Qeveria shpërdoroi pushtetin dhe administratën për presione mafioze mbi qytetarë dhe bisnese, përdori dhjetra milion euro dhe e gjithë administrata u përdor si detashment kriminal zgjedhor kundër qytetarëve

Qeveria kapi dhe zaptoi kriminalisht dhe totalisht Median, për të mashtruar dhe dezinformuar qytetarët për qëllimet elektorale të rilindjes.

Qeveria punësoi me mijra njerëz në mënyrë të paligjshme në administratën publike vetëm me qëllime elektorale.

Qeveria shpërdoroi ne mënyrë mafioze dhjetra milionë euro e rindërtimit për të orientuar votën.

Qeveria përdori grupet kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

25 prilli ne Shqipëri kaloi përsa i përket dhunimit të votës së lirë edhe Biellorusinë.

Ç’janë këto institucione dhe perfaqesues nderkombetare me dy standarte, qe bejne sikur japin rekomandime dhe mbajne shenime!?

Me voten e lire nuk ka kompromis ajo ose eshte e lire ose e dhunuar.

25 prilli ishte prova e dhunimit ekstrem te votes se lire me çdo mjet e menyre dhe me perfshirjen e hapur te mafies dhe krimit të organizuar.

Mos tolerimi i zgjedhjeve ne Biellorusi nga nderkombetaret ishte standart demokratik,ndersa ne menyre te turpshme tolerimi i 25 prillit eshte standart totalisht antidemokratik, kur situata eshte shume me e rende dhe e provuar teresisht.

Masakra zgjedhore eshte ulur kembekryq ne Shqiperi,qendrimi ndaj tyre eshte gur prove per kedo shqiptar dhe te huaj, per tu vendosur ose ne krah te demokracise ose ne krah te mafies antishqiptare dhe antidemokraci te rilindjes ne pushtet.

Zgjedhjet e reja jane hap i detyruar dhe i pashmangshem per te shpetuar Shqiperine nga gremina antidemokratike dhe kriza e tmerrshme ekonomike politike dhe sociale, qe po zhben vendin dhe po largon shqiptaret.

Kunder zgjedhjeve te reja s’ka asnje alibi pasi baderdia kriminale zgjedhore e 25 prillit i rrezoi te gjitha.

Zgjedhjet e lira me cdo kusht dhe me cdo mjet per shpetimin e vendit kjo eshte imperativa e vetme, perballe nje Shqiperie, qe po shqyhet per dite nga nje pushtet politik i çfrenuar dhe mafioz.

Kujdes! Shqiptaret nuk vlejne me pak se bielloruset dhe kushdo, qe do te luaje me ta i ka bere llogarite shume gabim.