Petrit Vasili: Të vërtetat e hidhura të Reformës në Drejtësi!

Më shumë të drejtë z.Elez Biberaj Drejtor i Zërit të Amerikës për Europën dhe Azinë, që në prill të vitit 2019 thoshte se:

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje se Reformat e Drejtësisë janë dëmtuar nga korrupsioni i përhapur”.

Sigal

“vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i paralizuar.

“Rama është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën”, thotë Biberaj.

Rama dhe rilindja reformën në drejtësi e ka trajtuar me moton shkatërrimtare ” të kapim drejtësinë me çdo kusht e me çdo çmim!”

Reforma në drejtësi e votuar me konsensusin historik të 21-22 korrikut dhe me miratimin e Komisionit të Venecias u zhbë hap pas hapi nga rilindja.

1.Institucionet e reja u ngritën me shkelje skandaloze të ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhën anëtarë të tyre gjithfarë personash në dhunim të hapur me l ligjin:

a.disa, që ONM i rrëzoi si të padenjë,

b.disa, që kishin qënë spiunë të sigurimit,

c.disa, që kishin bërë gjyqe politike në kohë të komunizmit,

d.disa, që kishin bërë evazion fiskal.

2.Prokurorja e përgjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rëndë Kushtetutën.

3.KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vëtem atë të kapjes së tij nga rilindja.

4.Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha.

5.Konkurimi për vendet e reja ishte shpesh fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e procesit nga rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

6.SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshëm të antarëve të tyre.

7.Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.

8.Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.

9.Dhjetra Ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, në mënyrë të njëanshme, pa konsultim me Komisionin e Venecias, me nisma të qeverisë dhe me një parlament jolegjitim.

10.Asnjë strategji nuk u hartua per të zgjidhur kolapsin total të sistemit gjyqësor në të gjitha nivelet ku mungesat në personel janë kritikë dhe ku dhjetra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri tek Gjykatat e të gjitha niveleve.

11.Vetingu me standarte të dyfishta u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej:

“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vettingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos patur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thotë Erida Skëndaj, drejtuese e KSHH-së.

Dhunimi i konsensusit dhe kapja e rrëmbimi nga rilindja i reformës në drejtësi është denoncuar dhjetra e dhjetra hëre nga opozita,shoqëria civile dhe aktorë të tjerë.

Mbyllja e qëllimshme e syve nga ndërkombëtarët ka sjellë zhgënjimin e madh të qytetarëve, ku shumica dërrmuse e tyre nuk besojnë me të Reforma në Drejtësi.

Kjo del qartë edhe nga përfundimet e sondazhit të dytë të realizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë muajit Shkurt 2019, në kuadër të iniciativës “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut – 2” e mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

“Studimi provon se 63.3% e qytetareve nuk e besojnë vetingun. 63.3 % e qytetarëve mendojnë se vetingu, ashtu siç po zhvillohet, nuk është një proces i drejtë.

62.5% e qytetarëve mendojnë se vetingu nuk do ta pastrojë drejtësinë”.

Këto janë të vërtetat e mëdha e të hidhura e të pamohueshme të reformës në drejtësi!!!

Anashkalimi i qëllimshëm i këtyre të vërtetave është thelbi i dështimi.

Zgjidhja e vetme është përballja me këto të vërteta, ndërsa e kundërta është propaganda dhe patetizmi që do të çonte në thellimin pa kthim të tyre.