Petrit Vasili: Skandal, arsimi dhe shëndetësia financohen më pak, inceneratorët më shumë!

31
Sigal

Shpenzimet publike për shëndetësinë ishin sa 2.98% e PBB-së më 2022, sipas INSTAT.

Si përqindje ndaj PBB-së kanë shënuar rënie me 0,44 pikë përqindje në raport me 2021, ndërsa shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,90 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021.

Dy shërbimet themelore publike, arsimi dhe shëndetësia, janë të nënfinancuara në raport me vendet e tjera të rajonit dhe Europës.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili e cilëson skandal faktin që arsimi dhe shëndetësia financohen më pak, inceneratoret më shumë!

Përmes një postimi në Facebook Vasili është shprehur se një qeverisje të tillë të krimbur në korrupsion të zhytur në propagandë histerike nuk e gjen gjëkundi.

“Kur hajduteria, injoranca dhe ligesia bëhen bashkë si në rastin e qeverisjes së Edi Ramës vetëm gjëma dhe bëma te tilla do të degjoni”- u shpreh ai.

Shkrimi i plotë: