Petrit Vasili: Shteti nuk i ofron ndihmë qytetarëve, por vetëm dhunë të egër

176
Sigal

Ditën e sotme, Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka zhvilluar një takim me një qytatar të zonës së Karpenit në Kavajë, i cili po përjeton dhunën çnjerëzore të shtetit.

“I janë dëmtuar dhjetra bagëti, miliona lekë dëm për faj të shtetit. I arrestojnë vajzën. I mësyjnë banesën. Shteti fshin provat e papërgjeghshmërisë shtetërore. Ka njoftuar të gjithë institucionet prej 2 muaj e 21 ditësh”,- shprehet Vasili në reagimin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.

Reagimi i tij i plotë:

Ne Karpen te Kavajes qytetari Safet Shehi perjeton dramen e dhunes çnjerezore te shtetit .
I jane demtuar dhjetra bageti miliona leke dem per faj te shtetit, fotot jane makabre te dhjetra bagetive te masakruara.
I arrestojne vajzen.I mesyjne banesen.Fshin shteti provat e pergjegjesise se shteterore.
Ka njoftuar te gjithe institucionet prej 2 muaj e 21 ditesh.
Fotot dhe video jane tronditese
Shteti nuk i afron ndihme por vetem dhune te eger ndaj duhet:
#NDRYSHIMDHENDËSHKIM