Petrit Vasili: KM ose Landfilli psiqik përballë profesionistëve

273
KM ose Landfilli psiqik perballe profesionisteve!
Neveritshem i dale nga shinat e mendjes,fëlliqshem ha jetet e njerezve!
Neveritshem KM eshte leshuar neper ekrane dhe me jarge dhe spërkla histerie mëton te mbyse kedo nuk thote ate qe i do qejfi atij.
Me te neveritshem individ shqiptaret nuk kane pare.
Nje individ i paafte, i pa bosht dhe i pa mendim, qe mbledh copa fjalesh, cerek frazash dhe pasi i qep me perin e cmendur te trurit te shkaterruar, kete zhele psikotike e hedh neper ekrane, banaqe mediash dhe portale si shperthim ujrash te zeza.
Mbi mjeke e profesioniste bien zhelet e llumit te injorances se ketij sharlatani, qe ngrehoset si gjeli mbaje plehut dhe u krenohet te veteve e u thote: ” jua rregulloj une qejfin atyre”.
Kush eshte ky e kush jane ata?
Ata jane profesioniste qe kane derdhur jeten energjite e mendjes dhe te trupit nje kauze qe ja kane dedikuar jeten e tyre dhe ne fund kane fituar nje titull te madh: Profesionist.
Ndersa ky eshte nje landfill psiqik perversitetesh, nje gjysmak qe s’ndrin ne asgje, pa asnje strukture mendimi, qe urren shkencen dhe shkencetaret, nje inkuizitor i peshtire i cdo mendimi qe buron nga dija.
Thjesht kemi perballe nje njeri qe shendeti dhe vdekjet nga Pandemia nuk i thone asgje, vetem karrigia ere urine e tij, qe do ta mbaje me cdo kusht ky eshte qellimi i vetem.
Fati i ketij sharlatani eshte pa kthim dhe asnje gulcime histerie nuk ndryshon gje, thjesht i shkaterron mushkerite e pakta qe i kane mbetur.
Por demaskimi i ketij mostre duhet kthyer ne mision, qe askurre më dhe askush te mos guxoje te neperkembe profesionistet, qytetaret, gazetaret a kedo qe gezon lirine per te shprehur ate qe mendon pa i marre leje kujt.
Landfill psiqik te erdhi fundi….!
Sigal