Petrit Vasili: “Jemi sot bashkë sepse s’kemi parlament. Kemi një kazermë të Gardës

44
Fjala sot ne protesten perpara Kryesise se Kuvendit:
“Jemi sot bashkë sepse s’kemi parlament. Kemi një kazermë të Gardës.
Nuk është parë në historinë e pluralizmit që në sallë të parlamentit të ketë 80 deputetë dhe 280 policë dhe gardistë.
E kuptoni se ku ka arritur Shqipëria?!”
A e kuptoni që në burgje nuk ka kamera dhe skenare?!
Skanera ka për të kontrolluar deputetët.
E kuptoni se çfarë bëhet? E kuptoni që secili nga ne dhe të tërë ata që nuk janë këktu mund të kthehen në shtëpi dhe prona e tyre të jetë marrë?! Të jetë rrëmbyer?! Dhe nuk ka kush i mbron.
Përse jemi sot këtu dhe cili është halli i Edi Ramës, të mbushur plot?!
Sepse të vërtetat kanë dalë në shesh dhe ai nuk ka frikë nga asgjë tjetër po ka frikë të tmerrshme nga të vërtetat e tmerrshme që Dr. Berisha ka nxjerrë sheshit.
Ju keni parë që kërkojnë heqjen e imunitetit, por nuk thonë dot kurre që nuk janë të vërteta mijra dokumentat, që provojnë qindra milionë euro të rrëmbyera. Ato euro me të cilat blejnë votat e të varfërve dhe të kapen në pushtet”.
Sigal