FOTO/ Pluhur të bardhë mbi Ramën, përjashtohen Flamur Noka dhe Ervin Salianji

595
Deputetët e PD që hodhën miell mbi kryeministrin Edi Rama, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu u përjashtuan nga seanca parlamentare me vendim të kryetarit Gramoz Ruçi, pasi ata hodhën pluhur të bardhë mbi kryeministrin dhe ministrat.
Opozita po proteston me forcë në Kuvend, kryetari i saj Lulzim Basha ka bllokuar foltoren dhe kërkon përjashtimin e Ramës nga seanca për fjalorin vulgar ndaj shqiptarëve. 
Tensionet janë bërë më të forta pas përjashtimit të dy deputetëve; deputetët e opozitës kanë hedhur objekte të ndryshme në drejtim të Ramës, ndërohë që rojet e sigurisë me dosje janë munduar t’i shmangin.
Para se të hidhte pluhurin mbi kryeministrin, Noka i vendosi atij mbi tryezë një pankartë: Lironi kuksianët!


Sigal