Petrit Vasili: Figura dhe kauzat e Ilir Metës shumë të larta, në raport me izolimin frikacak të minjve të narkoregjimit!

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Posaçëm Hetimor Parlamentar për koncensionet në shëndetësi është shprehur në një postim në rrjetin social Facebook mbi betejën që po ndodh mes narkoqeverisë dhe Ilir Metës.

‘Është shumë e qartë edhe për qytetarin më të thjeshtë se beteja e narkoqeverisë me Ilir Metën, por është përballja e narkoligjit me Kushtetutën dhe tradhëtisë me patriotizmin’- është shprehur deputeti i PL-Së

NOA

Vasili ka risjellë në kujtesë të këtij narkoshteti dis anga momentet kulmore të vendimeve dhe qëndrimeve, koherente parimore dhe kushtetuese të zotit Ilir Meta.
Postimi i plotë

Figura dhe kauzat e Ilir Metes shumë të larta, në raport me izolimin frikacak të minjve të narkoregjimit !
Është shumë e qartë edhe për qytetarin më të thjeshtë se beteja e narkoqeverisë me Ilir Metën, por është përballja e narkoligjit me Kushtetutën dhe tradhëtisë me patriotizmin.
Ilir Meta në çdo veprim dhe aksion politik të tij nuk ka bërë kurrë kompromis me antiligjin dhe tradhëtinë ndaj atdheut.
Edhe kur ky qëndrim parimor ka kërkuar sakrifica të jashtëzakonshme Ilir Meta nuk ju është shmangur kurrë atyre në emër të së mirës së vendit, interesit publik dhe të qytetarëve.
Dhe për kujtesë për këdo lloj miu narkoqeveritar, narkopolitikan dhe narkomedia, po ju sjell momentet kulmore të vendimeve dhe qëndrimeve gjithmone të kthjellta, koherente parimore dhe kushtetuese të Ilir Metës:
[▪️] Meta ishte i vetmi Kryeministër, që në kulmin e suksesit politik dha dorëheqjen në emër të integrimit europian për të zgjidhur ngërçin politik të krijuar nga Nano pas Dushkut dhe për zgjedhjen e presidentit.
[▪️] Meta duke dhënë dorëheqjen si Zv.Kryeministër dhe krijoi ne 2004 nje forcë politike të re LSI për të ndalur arrogancën e Nanos dhe te Partise Socialiste, që kishin krijuar një bllokim të shtetit dhe integrimit europian dhe mundësoi rrotacionin politik, por nuk mori pjesë ne qeverinë e porsakrijuar nga Berisha ne 2005.
[▪️] Meta megjithse ne opozitë ishte i vetmi, që mbështeti fuqimisht e mbushi sheshet e Shqipërisë dhe mbështeti Levizjen per mbrojtjen e Kushtetutes si dhe Komitetin e Mbrojtjes së Kushtetutes të drejtuar nga gazetarët Andrea Stefani dhe Artur Zheji nga ndryshimet famëkeqe të 2008 si dhe bëri edhe greve urie në Kuvend për të shpëtuar vendin nga këto ndryshime vrastare.
[▪️] Meta në vitin 2009 përmes një aleance parimore me PD mbrojti integrimin, shpetoi vendin nga kaosi dhe kjo aleancë ju dha shqiptarëve gjënë më të madhe liberalizimin e vizave për të lëvizur të lirë në Europë.
[▪️] Meta vetëm në emër të parimeve edhe kur u akuzua padrejtësisht nga prokuroria e kohës sherbëtore e rilindjes ne vitin 2011 nuk u pranoi të mbyllte çështjen me procedurë si shumë politikanë të tjerë, por e fitoi 5 me 0 ne Gjykatën e Lartë.
[▪️] Meta si Kryetar i Kuvendit me një aksion parimor te jashtëzakonshëm politik parimor duke përfshirë edhe opozitën realizoi votimin me 140 vota të Reformës në Drejtësi duke evituar votimin e neveritshem permes shitblerjes së votave në Kuvend nga Rama, rilindja dhe disa diplomate te korruptuar e duke respektuar vetëm Komisionin e Venecias dhe rekomandimet e tij.
[▪️] Meta vetëm në emër të mbrojtjes së pluralizmit politik dhe kunder çdo interesi të ngushtë partiak ne vitin 2017 bëri gjithshka dhe vetëm falë tij opozita mori pjese ne zgjedhje duke evituar rrënimin e pluralizmit në Shqiperi.
[▪️] Meta vetëm nelë emër të integrimit europian dhe mbrojtjes se pluralizmit politik shtyu zgjedhjet lokale te 2019 duke ju vënë përballë regjimit të rilindjes.
[▪️] Meta si President vetëm në emër të interesit kombetar bëri nje mbrojtje unikale të çështjes se kufirit detar me Greqine duke treguar nje dimension shtetëror dhe patriotik pa precedentë.
[▪️] Meta si President vetëm në emër të parimeve bëri mbrojtjen shembullore të Kushtetutës nga sulmi mafioz i rilindjes dhe manifestimi historik i 2 marsit mbetet një nga faqet më të ndritura te politikes dhe unikale të pluralizmit shqiptar.
[▪️] Meta denoncoi hapur si askush më parë me qindra fakte, dokumente e prova aferën mafioze shokuese të qindra milionë euro te inceneratorëve.
[▪️] Meta denoncoi me fakte pa fund krimin zgjedhor, për të cilin narkodrejtësia nuk lëviz gishtin.
[▪️] Meta denoncoi rrëmbimin e Reformës ne Drejtësi dhe ishte ai që demaskoi si Ramaformë dhe Drejtësi me Regji.
[▪️] Meta mbrojti hapur kufijtë e Kosovës nga ndarja dhe coptimi si dhe goditi shumë rreptë dhe vendosmëri Ballkanin e Hapur duke mbrojtur interesat kombëtare dhe integrimin europian.
[▪️] Meta edhe kur rilindja dhe Rama bënin tentativat për shkarkimin e tij i mundi ne Komisionin e Venecias si dhe në Gjykatën Kushtetuese, i mundi sepse u vendos fort ne emer te parimeve.
Rrëmbimi banditesk i Ilir Metës ishte demostrimi më i qartemë i frikës së tmerrshme ndaj lartësisë së kauzave të tij.
Narkodrejtesia që urdhëroi izolimin e tij me zero prova, fakte e dokumente gjithashtu tregoi hapur frikën e saj dhe të Ramës që e ka kapur per fyti.
Çdo lloj miu rilindas politikan apo komentator politik përballë Ilir Metës vetem mund te zvarritet sheshit nëpër pluhur sepse në lartësine e figurës dhe kauzave te tij nuk ngjitet dot kurrë.
Të gjithë llojet e minjve rilindas duhet ta kuptojne një herë e mirë se as rrëmbimi dhe as izolimi i përkohshem i Ilir Metes nuk jua ndryshon dot fundin shumë të dhimbshëm, që i pret.
Kauzat gjithmonë vetëm jetojnë, fitojnë dhe lartesohen e bashkë me to edhe Ilir Meta si mbrojtës shembullor i tyre, ndërsa minjtë vetëm poshtërohen dhe vendi i vetëm për ta mbeten kanalet e ujrave te zeza.