Sigal

Nga: Petrit Vasili

Koncesionet sipas BE jane nje histori deshtimi ekonomik te frikshem per Greqine duke qene nje nga premisat themelore per kolapsin ekonomik te saj.
Po sipas BE jane histori deshtimi ne Spanje ne rajonin e Catalunjas (Barcelones) dhe ne Irlande, megjithe kapacitetet manaxhuese te jashtezakonshme te ketyre vendeve.
Problemet ekonomike te krijuara nga koncesionet u kane kushtuar miliarda euro financave publike te ketyre vendeve.
Ndaj BE eshte shume e shqetesuar per to.
Ndersa ne Shqiperi koncesionet jane nje histori e qarte hajduterie me pasoja shkaterrimtare, ndonese BE ne Tirane vetem ngazellehet e duartroket pikerisht te kunderten e asaj qe shqeteson maksimalisht BE ne Bruksel.
Rilindja si atavizem e konfliktualitetit ekstrem,arrogances provinciale demode dhe antitransparences se bunkerizuar,pengon prej me shume se dy vitesh projektligjin e propozuar nga grupi parlamentar i LSI per koncesionet. Projektligji i LSI kerkon transparence maksimale,debat te hapur parlamentar qe kthjellon e shterron te mirat e te keqiat e cdo koncesioni si dhe maksimizon marrjen por edhe percjelljen e pergjegjesive ne maxhoranca te ndryshme pa kosto te frikshme per shkak te kontratave koncesionare te gabuara dhe shkaterruese per ekonomine dhe per cilesine e sherbimeve ndaj qytetareve. kolapsin ekonomik.

Bllokimi arbitrar dhe antiparlamentar i projektligjit te LSI vetem nga rilindja ne parlament eshte nje faqe e zeze per, rilindjen dhe per dimensionin parlamentar te saj.

Rilindja si misherim i nje politike vulgare,te eger dhe primitive qe urren debatin,urren kompromisin parimor politik dhe urren pranimin e zgjidhjeve kur ato vijne nga kundershtaret, mbyll cdo dite me sjelljen e saj cdo mundesi dhe hapesire per dialogun aq te domosdoshem politik. Hajduterine e koncesioneve e shemb vetem transparenca cdo rruge tjeter eshte plackitje dhe deshtim ekonomik dhe social.