Petrit Sulaj: Në Kukës u krye eksperiment i rrezikshëm me uljen e avionit në një aeroport të palicensuar

941
Sigal

Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj ka komentuar uljen e avionit të “Air Albania” sot në Kukës me kryeministrin Edi Rama.

Në një prononcim për, Sulaj shprehet se sot është bërë një eksperiment i rrezikshëm në aeroportin e Kukësit. Sipas tij, është rrezikuar jeta e qytetarëve duke ulur një avionë në një aeroport që nuk ka marrë certifikim nga ana e institucioneve ndërkombëtarë. Po ashtu, Sulaj shprehet se ky akt ka vënë në rrezik dhe sigurinë kombëtare.

“Si profesionist i fushës mund të them vetëm se sot kemi parë një shkelje të paprecedentë të ligjeve. Aeroporti i Kukësit nuk është certifikuar nga institucionet ndërkombëtare. Udhëtimi nuk ka marrë asnjë licensim nga autoritet, por është bërë sipas vullnetit të kryeministrit”,- tha Sulaj.

Ai shton se “është rrezikuar jeta e pasagjerëve dhe siguria kombëtare. Përgjegjësia ligjore mbi Autoritetin e Aviacionit dhe mbi Ministrinë e Transporteve”.