Petrit Gjoni, deputeti i ri i Kuvendit

1388
Petrit Gjoni është deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Lezhës.
Pas dorëheqjes së Armando Prengës pak javë më parë, kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste ishte Kastriot Piroli, por ky i fundit u dorëhoq nga zgjedhja në këtë detyrë, ndërsa, sipas KQZ-së, nuk kishte plotësuar as formularin e dekriminalizimit, duke ia lënë vendin kandidatit të radhës në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi në listën e PS-së nuk kishte më përfaqësues për listën e Lezhës. 
Kështu, grupit parlamentar të LSI-së i shtohet edhe një deputet, duke e çuar në 19 numrin e deputetëve në Parlament. Në Qarkun e Lezhës, PS-ja mbetet me 2 deputetë dhe po aq shkon edhe LSI-ja, me listën që kryesohet nga Monika Kryemadhi. 
Sipas verifikimeve të kryera nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas plotësimit të formularit të dekriminalizimit, rezulton se Gjoni nuk ka qenë asnjëherë i dënuar nga gjykatat shqiptare, duke bërë të mundur që ai të marrë menjëherë mandatin e deputetit.
Sigal