Lejuan kamionin me 8 ton drogë, arrest me burg nga ‘Krimet e Rënda’

580
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrest me burg për katër policët të cilët dyshohet që të kenë lejuar një kamion me 8 ton drogë që të kalojë në doganën e Qafë Thanës.
Ata akuzohen për veprën penale të Trafikimit të Lëndëve Narkotike. 
NGJARJA:
Katër policë të pikës kufitare të Qafë Thanës janë arrestuar pasi akuzohen për veprën penale të “trafikut të narkotikeve” në bashkëpunim.
Këto arrestime vijnë me urdhër të Prokurisë për Krime të Rënda, si vijim i hetimit të nisur pas zbulimit të një kamioni maqedonas me 8 ton kanabis në Itali, në shkurt 2017.
“Në baze të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektivet e policisë kanë krijuar lehtësitë që ky kamion, i ngarkuar me narkotike, të kalojë pa u kontrolluar në Qafe Thane”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Të arrestuarit:
-Çlirim Pepa, përgjegjës turni
-Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje
-Lirim Halili, kontrollor te kabina në hyrje
-Syrja Terziu, kontrollor në hyrje
Sigal