Peticioni i artistëve për godinën e re të Teatrit, Basha: Neveri që Rama i mashtroi

512
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët është ndalur tek shembja e Teatrit Kombëtar si dhe tek peticioni që bën disa artistë që të ndërtohet godina e re. Basha tha se ndjen neveri për peticionin në fjalë si dhe për faktin që Rama arriti t’i mashtronte artistët.

Teksa nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama, tha se i gjithë qëllimi i qeverisë ka të bëjë sipas tij me aferën prej 200 milionë euro për ndërtimin e 6 kullave.

“Mashtrimi që iu është bërë artistëve për teatrin e ri është mashtrim total, pasi afera ka të bëjë me ndërtimin e kullave. Në këto 5 vite Edi Rama ka shpenzuar për perde dhe për kolltuqe, sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtar. Pasi këto i ka shpenzuar për gjërat e luksit. Kur para se qeveria dhe bashkia të zbatoheshin nga Rama dhe velina e tij në Bashki, ekzistonte Bulevardi i ri, dhe jo që ti merrte Sadri Abazi dhe Hakmarrja për Drejtësi dhe bandat e tjera. Por do kishte një shesh dhe të artit dhe kulturës. Pra mundësitë eksitonin. Siç është edhe piramida, që është jashtë funksionit. Teatri nuk ndërtohet duke shkatërruar një pjesë të Tiranës. Kur lexova të ashtuquajturin peticion ndjeva neveri që Rama ia ka dalë të mashtroj artistët. Tirana tashmë quhet Ti-Rama”, tha Basha.