Peshkaqënët e Inceneratorëve

66
Sigal

Zoto e Gugallja në kërkim nga SPAK, qeveria u kalon në llogarinë bankare 2 miliardë lekë. Ku e gjejnë kurajon nëpunësit, që u likujdojnë paratë e popullit dhe pse hesht drejtësia e kapur nga politika. Ndërkohë që ministrja Balluku, justifikon pagesat që po ushqejnë krimin, në Malin e Zi zbulohen kompani që kanë marrë 600 milion nga taksat e shqiptarëve për llogari të Inceneratorëve

Ashtu sikurse u paralajmërua nga Ilir Meta, Partia e Lirisë ka denoncuar një tjetër aferë korruptive në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat nga e emëruara e kësaj partie si koordinatore e luftës kundër korrupsionit ka denoncuar transaksione në vlerë 500 mijë euro. Shehaj i ka bërë thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet dhe të hapë regjistrin online të noterëve për të parë se si janë kryer këto transaksione, ndërsa theksoi se këto dokumente do t’ia vërë në dispozicion edhe Ramës dhe Ballukut, që sipas saj duhet të monitoronin. ‘Është një skemë nga e cila kanë kërkuar të humbasin gjurmët. Sot ende SPAK s’ka vepruar për inceneratorin e Tiranës. I bëjmë thirrje SPAK të hapë regjistrin online të noterëve se do të gjejë jo vetëm emrat e personave nën hetimor, por edhe familjarë të tyre apo të arrestuar, që kanë hapur disa kompani në Mal të Zi, pikërisht nëpërmjet këtij procesi me prokura të posaçme. Mbas këtij denoncimi ne këto dokumente do t’ia kalojmë SPAK-ut . Emrin nuk e bëjmë publik.

Ne këto dokumente do t’ia kalojmë dhe zonjës Belinda Balluku dhe kryeministrit që nuk sheh se çfarë firmos se Balluku dhe njësia që monitoron koncesionet duhet të kishte penguar këto 500 mijë euro para, këto transaksione dhe kompani, këto bilance që i kalonin inceneratorit të Tiranës, tha Shehaj. Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj në një konferencë për shtyp zbuloi dokumenta sesi një punonjës i thjeshtë, i inceneratorit të Elbasanit është kthyer në pronar. Bëhet fjalë për një punonjës që ka nisur karrierën e tij në inceneratorin e Elbasanit, bëhet fjalë për punonjësin E.B i datëlindjes 1993. Filloi me një kontratë huaje që bëhet fjalë për 500 mijë euro të dhënë nga kompania integrity për këtë punonjës. Më pas është kontrata e qirasë dhe ajo e revokimit që kjo kompani i jep tokën 8500 metra katror dhe më pas e revokojnë këtë kontratë. Më pas kemi kontratën që kompania e shet tokën 8500 metër tek ky punonjës 195 mln lekë të vjetra. Më pas kemi një certifikatë pronësie. Kemi një prokurorë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtij i jepet e drejta të bëjë transaksione. Kemi prokurë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi… Zoti punonjës nga një punonjës i thjeshtë u bë pronar me tokë, mori para nga shteti dhe nga fondet e BE dhe del pronar në Mal të Zi. Në 2020, kompania e Klodian Zotos bën një kontratë shërbimi me një kompani Ysos, e krijuar në emër të një personi tjetër, por edhe këtë kompani e administron sërish ky punonjës. I bëjmë thirrje SPAK të hapë regjistrin e noterëve dhe do të shohin jo vetëm këtë punonjës, por edhe emra të tjerë në hetim apo të arrestuar, që kanë hapur kompani në Mal të Zi përmes këtij procesi me prokurë të bërë në Shqipëri. Në këto dokumente do ja kalojmë SPAK, por edhe zonjës Belinda Balluku, por edhe Ramës, i cili nuk sheh çfarë firmos. Balluku duhet të kishte penguar këto transaksione,– tha Shehaj.

Shteti ‘ushqen’ krimin me para, SPAK në kërkim të pronarëve të inceneratorëve, Balluku justifikon pagesat

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës është tallur edhe një herë më inteligjencën e shqiptarëve në një reagim zyrtar ku deklaron se pagesat për inceneratorët bëhen pasi ato janë në administrim nga shteti. Në fakt ‘shteti’ është edhe SPAK dhe institucionet shtetërore kanë shpallur në kërkim pronarët e inceneratorëve për veprën penale ‘Evazion fiskal’. Si mundet po qeveria të vazhdojë të ushqejë këta kriminelë me shuma marramendëse, ndërsa ata i fshihen drejtësisë së shtetit shqiptar? Ministrja Balluku shprehet se reagimi vjen në përgjigje të akuzave të lëshuara sot në media nga parti politike të caktuara, të lidhura me transaksione, që nuk janë pjesë e objektit të kontratave koncesionare. “Autoriteti Kontraktor nuk mund të ketë dijeni për huadhëniet, huamarrjet apo transaksione të tjera të kësaj natyre. Autoriteti Kontraktor jep miratim për transferimin e aksioneve gjatë kohëzgjatjes së kontratave koncesionare në fuqi, veprim që nuk ka ndodhur në këtë rast. Por Balluku edhe njëherë në emër të shtetit është bërë mbrojtëse e krimit, që varfëron shqiptarët çdo ditë.