Arben Mema është 32-vjeçari që terrorizoi kryeqytetin mesditën e sotme, duke u futur me makinë në mes të “Sheshit Skënderbej”.
Pas disa manovrave të rrezikshme, ai u neutralizua nga një djalë i ri, Klodian Elqeni 22 vjeç.
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në “Facebook”, ku shkruan se “Arben Mema që u vërsul me veturë mbi qytetarët në “Sheshin Skënderbej është votues i PS”, sipas raportimit të patronazhistit në databazë.
Policia pas arrrestimit bëri me dije se Mema ishte një person që kishte konsumuar lëndë narkotike, madje ai vetë dëshmoi para autoriteteve që kishte në zonën e ish-Parkut dhe kishte blerë 5 gram hashash, 2 prej të cilave i kishte konsumuar menjëherë.























