‘Përplasjet’ me Kushin, Zhupa i përgjigjet: Kujdesi arsimor është zero

120
Sigal

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhuopa i është përgjigjur ministres së Arsimit, Evis Kushi në lidhje me mbylljen e kolegjit turk “Mehemt Akif Arsoy” dhe kopshtit “Zybeide Hanim”. Por përgjigjen e dha nga Facebook-u pasi pas debateve të ashpra me ministren, debat që kaloi dhe në fyerje personale Zhupa u largua nga Komisioni.

Me anë të një postimi në Facebook deputetja e PD shkruan se mbyllja einstitucioneve arsimore është e paligjshme teksa akuzoi dhe njëherë ministres së kujdesi arsimor është zero.

Përgjigje e detyruar për Kushin nga facebooku i pakontrolluar as nga mazhorancat as nga butonat e perkohshëm!
1- Mbyllja e Zuybede Hanim antiligjore dhe antinjëzore. Nuk ishte e aftë të thoshte një arsye konkrete pse po i heq kopshtin fëmijëve. Nuk arriti të thoshte cilin e standard e kanë kopshtet publike në Shqipëri dhe nuk e kishte kopshti Hanim. Masa e marr është dispropocionale me atë që kërkon ligji që se kishte lexuar po ja vë me foto 2. LIGJ Nr. 69/2012, neni 70. Kujdesi për interesin e fëmijëve është zero. Sot shumica nuk gjejnë dot kopsht për tu rregjistruar dhe një pjesë e tyre trajtohen nga psikolog për shkak të ndarjes nga mjedisi ku ishin mësuar, nga shokët, nga edukatoret. 2- Patronazhistët mësues realitet edhe i raporteve të vetë ministrisë. Punësimet jashtë portalit, punësimet me afat, punësimet politike janë fakt jo vetëm që e shikojmë në cdo shkolle por që e tregojnë edhe vetë raportet e arsimit parauniversitar. Foto 3. 3-Abetarja e unifikuar, një dështim në cilësi. Fotot tregojnë qartë nivelin jo profesional të saj që ju ofrohet nxënësve. Mbasi e quajtën arritje, një gjë që ishte bërë 2012 abetarja e unifikuar me Kosovën, u japin edhe nje tekst me probleme. Fotot ne vijim”, shkruan Zhupa.

Mbledhja e sotme e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit është shoqëruar me debate të forta mes anëtarëve. Kështu ministrja e Arsimit, Evis Kushi u “përplas” me deputeten demokrate, Ina Zhupa sa i përket mbylljes së kolegjit “Mehmet Akif”. Debati kaloi në fyerje personale teksa ministrja i kujtoi Zhupës mesataren ndërsa kjo e fundit iu përgjigj se e ka mbaruar shkollën me medalje dhe më pas u largua nga Komisioni.