Përparim Spahiu: Rama, dështim absolut në menaxhimin e pandemisë

275
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu shprehet se kryeministri Edi Rama ka dështuar në gjithë strategjinë për përballimin e pandemisë dhe krizës ekonomike.

Në një postim në Facebook, Spahiu shprehet se kryeministri nuk mori asnjë masë për turizmin gjatë verës dhe sot bizneset janë drejt falimentimit.

“Ju lutëm KM-s të mendonte e bëhej gati për sezonin turistik të këtij viti. Pandemia mund të kthehej në favorin tonë nëse qeveria do të kishte marrë plan masash konkrete, nëse do të ishte diskutuar në atë kohë në nivel ekspertësh, si ata mjekësorë, ekonomistë por dhe operatorëve turistikë. Jo vetëm që nuk arritëm të sjellim turistë të huaj por janë qindra shqiptarë që sot pushojnë në Turqi. Tre muaj nuk pushoi daljet në televizor a media sociale, përditë e pa pushim, si shpëtimtari i dërguar nga lart. Sot, është i dështuari absolut i manaxhimit të pandemisë në të gjitha drejtimet”,- deklaron Spahiu.

Ai shton se zgjidhja e vetme që kryeministri dha për turizmin ishte ndalimi i muzikës pas orës 20:00. “Nuk ju punon më truri për asgjë. Zgjidhjen e vetme gjetën ndalim e muzikës pas orës 8 të mbrëmjes, pjesa tjetër, është thjesht numërimi i të prekurve të rinj. Zoti na ruajt, deri në datën e zgjedhjeve, për më pas nuk i lutem më!”,- deklaron Përparim Spahiu.