Përparim Spahiu: Marrëveshja e opozitës për Teatrin Kombëtar, shembulli më i mirë

457
Sigal

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu shprehet se pakti mes artistëve dhe opozitës për Teatrin Kombëtar është shembulli më i mirë zgjidhjes së problemeve që kanë qytetarët. “Marrëveshja sot për Teatrin Kombëtar, por dhe për artin dhe kulturën, është shembulli më i mirë i funksionimit normal të gjërave”,- shprehet Spahiu në një postim në Facebook.

Ai shton se pakte të tilla do të nëshkruhen mes opoziës dhe qytetarëve edhe për çështje të tjera që prekin kategori të caktuara. “Sot u firmos një kontratë mes Opozitës së Bashkuar dhe të gjithë atyre që luftojnë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, marrëveshje të njëjta do të firmosen nesër me bujq, minatorë, biznese dhe gjithë shoqërinë shqiptare. Vetëm kështu duhet të funksionojnë gjërat. Marrëveshjet e tipit Tepsi-Timon-Filxhan janë modeli më banal që ky vend ka parë”,- deklaroi Spahiu.