Përjashtim për të sëmurët me dializë

628
Përveç banorëve të Kukësit, të cilët do të pajisen me abone për përdorimin e shpeshtë të autostradës Milot-Morinë, e njohur si “Rruga e Kombit”, një kategori që nuk do të paguajë janë të sëmurët kronik, siç janë të sëmurët që bëjnë dializë. Për të mbështetur këto kategori, në kontratën e nënshkruar me kompaninë koncesionare është parashikuar një shumë prej 120 mijë euro që kompania i vendos në dispozicion të bashkisë për banorët më në nevojë. Ndërkohë, qeveria po shikon mënyrën se si do të menaxhohet buxheti prej 120 mijë eurosh që do të marrë bashkia çdo vit nga kompania koncesionare për të krijuar një skemë në mënyrë që i gjithë ky fond në dispozicion të bashkisë të shkojë aty ku duhet.
Sigal