Përçarje brenda PS/ Kodheli kundër ndryshimet në qeveri, sqaron opinionin: Votova pa syze…

280
Sigal

Në votimin e seancës plenare të bërë publik nga Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, ka dalë kundër linjës së Partisë Socialiste.

Ish-ministrja e Mbrotjes në kabinetin qeveritar “Rama 1”, ka votuar kundër të gjitha ndryshimeve në kabinet, përfshirë këtu edhe emërimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomi si ministre për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

E kontaktuar nga mediat, Kodheli ka deklaruar se bëhet fjalë për një lapsus, pasi ka votuar pa syze.

Madje, sipas saj, ditën e djeshme ka shprehur dhe mbështetjen e fortë publike, me një postim në rrjetet sociale, veçanërisht për emërimin e Milva Ekonomit.