PE miraton projekt rezolutën për Shqipërinë

454
Parlamenti Europian ka miratuar projekt-rezolutën për Shqipërinë. Me 428 vota, Parlamenti Europian ka miratuar projekt-rezolutën për Shqipërinë për vitin 2015, të hartuar nga eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan. Gjatë debatit mbi rezoluten e Knut Fleckenstein për integrimin europian të Shqipërisë në seancen plenare te Parlamentit Europian, ministrja holandeze Jeanine Hennis-Plasschaert dhe komisioneri Johannes Hahn, kanë renditur si kryeprioritet për Shqipërinë, finalizimin e reformën e drejtësisë permes dialogut politik dhe fillimin e zbatimit të saj.
Komisioneri Hahn ka thënë se për këtë reformë ka mbetur për t’u hedhur hapi i fundit dhe ndonjëherë hapi i fundit është më i vështiri. Por sipas Hahn, kjo reformë është tepër e rëndësishme për vendin për t’u përdorur si një subjekt manovre politike nga ndonjë parti politike. Por presidenca holandeze dhe Komisioni Europian janë shprehur qartë se kjo nuk është e vetmja reformë mbi bazën e së cilës do të vlerësohet Shqipëria.
Sigal