Përse s’mund të ketë në asnjë rast bashkëpunim të së MIRËS me të KEQEN?

188
Sigal

Nga Kastriot Islami

S’ka dhe s’mund të ketë bashkëpunim të opozitës me Ramën se është e KEQJA e madhe e këtij vëndi!  Kjo ka qënë për herë të 100-të përgjigja ndaj lëpirjes së rradhës së mashtruesit dhe humbësit të 25 prillit…Kjo përgjigje s’është as qëndrim radikal dhe as ekstremist, por qëndrim realist, qëndrim i njerzve të ndershëm, qëndrim i shumicës së qytetarëve që duan NDRYSHIM dhe s’e durojnë më dot të KEQEN…Arsyet e këtij qëndrimi realist janë të pafundme dhe të panegociueshme…

Në planin moral s’ka asnjë mundësi e hapsirë që qytetarët e ndershëm të bashkëpunojnë me të KEQEN… që përfaqsohet me hajdutët, kriminelët, trafikantët… shokët e ngushtë dhe miqtë e Edi Ramës…

Në planin politik, s’ekziston asnjë element që qytetarët e revoltuar nga mashtrimet, gënjeshtrat, babëzia dhe zullumet të bashkohen dhe të falin të KEQEN e për me tepër të bashkëqeverisin me të KEQEN… Kjo do të thotë që e MIRA të bashkëqeverisë me Aleancën e Qelbësirave… Kjo do të thotë që e MIRA të ndotet dhe të bëhet pis nga zullumet e së KEQES, nga zullumet e Edi Ramës dhe të të gjithë atyre që janë miq e shokë të tij, hajdutët, kriminelët e trafikanët që jo vetëm Rama s’i ka ndëshkuar por as është distancuar prej tyre….

Në planin ekonomik, s’ka asnjë shans që njerzit e Varfëria bashkëpunojmë me hajdutët e pasuruar në kurrizin e saj ose thënë ndryshe që të varfërit të bashkëpunojnë oligarkët që me në krye Edi Ramën janë pasuruar duke vjedhur pronën e pasurinë e përbashkët të njerzve të varfër dhe duke i varfëruar cdo ditë e më shumë ata përmes persekutimit e burgosjes së tyre, ose përmes nënshtrimit të tyre apo detyrimit për të emigruar…

Në planin penal, s’ka më asnjë hapsirë që të falet ng ai ndershmi hajduti, krimineli, trafikanti që duhet duhet ndëshkuar dhe i konfiskuar gjithcka ka grabitur në mënyrë të padrejtë e të paligjshme…

Në planin njerzor s’ka asnjë hapsirë që qytetari i pastër të ulet e të bashkëpunojë me gënjeshtarin, mashtruesin, hipokritin, mosmirënjohësin…

Në planin kombëtar, s’mundet më që patrioti apo atdhetari të bashkëpunojë me tradhëtarin.. me atë që u përpoq ti ngulë thikën pas shpine pavarësisë së Kosovës, integritetit të Shqipërisë dhe stabilitetit të rajonit…

Në planin e integrimit, s’ka më asnjë mundësi që shqiptarët e ndershëm që e “duan Shqipërinë si e gjithë Europa” të bashkëpunojnë me atë që urren integrimin, që ka goditur pas shpine këtë dëshirë por-europiane të shqiptarëve, vetëm e vetëm për të ruajtur karriken e tij…

E cfarë tjetër mund të thuhet më shumë për këtë mashtrues, gënjeshtar e intrigant që edhe kur lëpihet së bashku me shpurën e të gjithë atyre që kanë kërkuar bashkimin e të gjithë qelbësirave për ta sjellë e mbajtur në pushtet,  duke kërkuar si zvarranik bashkëpunim, vazhdon të gënjejë, të kërcënojë e me cinizëm të bëjë diversion…pasi është tallur me qytetarët me shfaqjet e shëmtuara të cirkut  duke i trajtuar si turmat dhe i detyruar të mbushin sheshet… Rama e kërkon këtë bashkëpunim tani që s’ka më asnjë mundësi tjetër vecse humbjes së madhe e të pashmanghshme. Vetëm për ti shpëtuar ndëshkimit qytetar. Ai e bën këtë si lëpirës frikacak sepse s’ka pikë burrërie të pranojë të gjithë fajet e gabimet e bëra në këto 20 vjet, me dashje e ndërgjegje të plotë, të distancohet qartë e preraz nga zullumet, marrëzitë dhe vjedhjet marramëndëse, nga shokët e miqtë e tij hajdutë, kriminelë e trafikantë…

Ai në mënyrë të trashë ja kërkon këtë “bashkëpunim” kryetarit Basha, duke tentuar ndërkohë përmes nje diversioni prej budallai cinik ta vecojë nga bashkëpuntorët e tij dhe mbi të gjitha ta ndajë nga qytetarët e ndershëm… Përgjigja e qetë, e qartë dhe e prerë ka qënë e menjëhershme, por duket se halli i madh e ka shtyrë mashtruesin humbës, të vazhdojë të zvarritet e të lëpihet… Duket s’ka rrugë tjetër, vecse lëpirjeve të tij tipike drejt fundit të turpshëm e të pashmangshëm. Duket se është i coroditur rëndë dhe i shkëputur nga realiteti, sa s’kupton fare se fatin e tij e kanë në dorë vetëm qytetarët e ndershëm dhe askush tjetër s’mund të pengojë largimin e ndëshkimin e tij. Duke qënë në gjëndje shumë të rëndë s’e kupton se qytetarët e ndershëm në shumicë masive s’e lejojnë që  MIRA dhe e PASTRA të bashkëqeverisë me të KEQEN dhe QELBËSIRAT…..Që OPOZITA të bashkëqeverisë me Hajdutët, Kriminelët, Trafikantët… Duket se është rëndë fare kur deklaron se këtë bashkëqeverisje mes të MIRËS e së KEQES e kërkojnë qytetarët. Vajmedet se në cfarë pike ka arritur dhe se kush e drejton këtë vend…