PD: Na akuzoi se po përhapnim panik, por tani bërtet se jemi në luftë

395
Sigal

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se neglizhoi rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga virusi COVID-19.

Përmes një video të publikuar në facebook me copëza të fjalimeve të kreut të qeverisë kur fliate për koronavirusin dhe akuzonte PD se po perhapte panik, selia blu akuzon Raamën se nuk jeton me realitetin.

Kur i kërkonim të merrte masa, na akuzonte se po përhapnim panik dhe se koronavirusi nuk na kërcënonte. Tani që kërcënimi është realitet, bërtet se jemi në luftë! Në luftë ishim edhe në 27 shkurt, edhe në 2 mars, edhe në 12 mars. I vetmi që nuk e kuptonte në kohë situatën dhe nuk jetonte me realitetin ishte Edi Rama”, akuzon PD kryeministrin.

Sipas PD nëse qeveria do të ishte parapërgatitur pasojat mund të ishin më të pakta.