PD akuzon Veliajn se nuk po bën publike shifrat e fushatës së tij, të cilën e konsideron si luksoze.

372
Veliaj gënjeu publikisht, kur tha se kishte një buxhet prej 108 milionë lekë të vjetra.
Megjithëse u pyet dhe ai vetë tha se do të bëjë transparencë, ende asnjë shifër prej tij. Ne po bëjmë sot publike, milionat e Erion Veliajt për spote televizive.
Qysh se ka nisur zyrtarisht fushata e deri dje në darkë, sipas tarifave zyrtare që kanë paraqitur në KQZ televizionet për kostot e një spoti televiziv, Erion Veliaj ka shpenzuar 1 milionë e 144 mijë euro.
Ky është një çmim mesatar. Shifra është me siguri edhe më e madhe, nëse do të marrim në konsiderata, që ka televizione kombëtare, që kanë tarifime deri në 5 mijë euro një spot në emisionet e tyre të rëndësishme.
Ne nuk po llogarisim këtu miliona euro për zyrat elektorale, banerat e posterat që ka vënë në cdo cep, e me të cilat ka mbuluar edhe ndërtimet pa leje”, tha deputetja Jorida Tabaku.
Ligjëvënësja demokrate ngriti pyetjet se nga vijnë paratë e Erion Veliajt dhe kush është burimi i tyre.
“Pse nuk jep shpjegime për lidhjet me rastet e bëra publike deri tani të pastrimit të parave?
Erion Veliaj fshihet, por këto janë fakte për të cilat do të mbajë përgjegjësi, dhe përgjigjen më të mirë do të japin qytetarët e Tiranës me 21 qershor”, tha Tabaku.
Sigal