Pas zgjedhjeve,‘Rilindja’ do të prishë 100 mijë ndërtime

185
Sigal

Skandali/ Zbardhet audiopërgjimi i Artan Lames, kryetari i Agjencisë Shtetrore të Kadastrës si “patronazhist” i vërtetë i kryerilindasit Rama me nëpunësit e legalizimeve. Pas takimit në qeveri vendosëm, që rreth 100 mijë objekte në bregdet, si dhe shumë banesa, shtesa, lokale, lavazhe, magazina do prishen, ndaj mbajini varur, deri sa të mbarojmë zgjedhjet, se po ua prishëm që tani, ata votojnë për opozitën

Gazetari Artan Hoxha publikoi audioregjistrimin e urdhrit të Artan Lames, kryetari i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës,  si “patronazhisti” i vërtetë i kryeministrit Rama, dëgjohet me zë, ku zbardh urdhërin që ka marrë nga kryeministri Rama, që të gënjejnë njerëzit, të cilëve pas zgjedhjes së 25 prillit, do t’u prishen 100 mijë legalizime, shtëpi, shtesa, dyqane, magazina, garazhe, depo,  lavazhe, kioska, etj, por që deri në ditën e zgjedhjeve, të gjithë punonjoësit që merren me legalizime, u jepet urdhëri nga qeveria, që të gënjejnë njerëzit, për efekte elektorale, madje, t’u thonë, që ditën e parë pas zgjedhjeve, do t’u legalizohet shtëpia, me qëllim që t’u marrin votat, ndërsa pas zgjedhjeve, menjëherë qeveria në bashkëpunim me bashkitë, do t’ua prishë, do t’ua gremisë shtëpitë, duke u justifikuar me ndryshimin e legjislacionit.

 

Artan Lame: Në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen, këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra dakort në këtë takim, që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë

Ky skandal i ri i zbardhjes së audiopërgjimeve të kryetarit të  Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, zbardh më së miri të gjitha mashtrimet që qeveria u bën shqiptarëve, se qëllimi i qeverisë është vjelja e votës edhe përmes mashtrimeve.

Nëse janë 100 mijë shtëpi, shtesa, magazina, garazhe, depo,  lavazhe, kioska, etj, që qeveria do të prisheë menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, po të llogaritim, që për çdo prej tyre është një familje, e cila ka të paktën 3 votues, pra, këto 100 mijë familje kanë më shumë se 300 mijë votuesë, pra nxjerrin më shumë se 30 mandate deputetësh, është e kuptueshme, pse qeveria mashtron kaq hapur shqiptarët para zgjedhjeve me premtime boshe, ndërkohë që në syrtarët e qeverisë, qëndrojnë projekte të tjera, koncesione dhe tendera, të cilat, do t’u prishin shqiprtarëve pasuri të patundshme, për të favorizuar oligarkët klientelistë të qeverisë me tendera dhe koncesione.

Zbardhja e audiopërgjimit të Artan Lames, kryetari i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Është bërë një takim tek kryeministri para rreth nji muaji për proçesin e legalizimeve në vijim, unë kam paraqitur situatën e kam iniciuar unë vetë takimin për të informuar dhe atë po dhe për të marrë një input politik, që ore, si do vazhdoj proçesi dhe llogjika ime ka qenë kjo: Në këto 320 mijë, objekte që, që kanë bërë vetëdeklarim, pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150, që do të thotë kanë mbetur 170 tjera, në këto 170 të tjera vetëm rreth 60, se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen…

…të tjerat janë të pabëshme, ose që nuk duhen bërë se janë kriminale, që do të thotë, që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte, të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë t’i mbajmë se janë njerëz, po i the që nuk të bëhet, ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra do vazhdojnë të trajtohen, do shikohet, do ta trajtojmë, do ta diskutojmë, do ta rishohim atë, kur të rishihet legjislacioni…

Të jeni të qartë, kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkitë, kryesisht me bashkinë e Tiranës, të cilat do t’i nxjerrim për skualifikim masiv

…i hodhe në krahun tjetër dhe me një herë në qoftë se legalizimet nuk u përdoren nga PD-ja nuk u zunë në gojë këto katër vjet, nuk u zunë pikërisht se e konsideruan betejë të humbur, kudo që do ta përmendnin menjëherë ne do t’i thonim njerëzve, që po këta se bënë ndërsa këta e bënë, dhe zgjodhën këtë mënyrë heshtën fare, në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen, këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra dakort në këtë takim, që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojmë të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur, duke …, sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse do ta rishohim dhe njëherë e kështu me rradhe, por kjo bën, ka bërë, bën dhe do bëjë që shumë nga këta do të thonë: Më erdhën një here, më erdhën dy herë pse sma bëni, më kanë ardhur në shtpi, prapa kësaj të jeni të bindur, që në shumicën në shumë raste qëndron kjo arsyeja, pra që neve nuk duam t’i themi, që shtëpia jote nuk legalizohet dhe t’i do prishesh, është…

…Millosheviçi t’i thotë, që të ta legalizoj unë, ai bëhet me Millosheviçin, në rregull, se ka shtëpinë, të jeni të qartë, kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkitë, kryesisht me bashkinë e Tiranës, të cilat do t’i nxjerrim për skualifikim masiv, që do të thotë janë rrangalla, plera, rrangalla, depo, magazina,  kështu si quhen këto, garazhe shtesa anësore një katëshe plera, që shkatërrojnë qytetin brënda, do përgatisim një masë të madhe nga këto dhe në bllok këto t’i skualifikojmë në bashkëpunim me bashkitë, që të lëmë sa më pak këtë masën, që nuk legalizohen dot, që nuk legalizohen dot, diku për shkak të nenit 35, diku në zonat që janë që përmbyten, çfarë t’i thuash atyre, që nuk, që do tua skualifikoj, edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja t’i thoja që të gjithë juve ditën e parë pas zgjedhjeve do jeni të legalizuar, edhe ikën ata u bënë me atë, natyrisht i intereson atij, se çfarë është politika, ai thotë të shpëtoj shtëpinë…