Pas shkarkimit, punonjësit e ambasadave përgatiten për gjyq. Rama shkarkoi konsullin e Nju Jorkut më 20 shtator, duke i shkuar n

415
Sigal

Kryeministri i komunikon konsullit të NjuJorkut pushimin nga puna në zyrën diplomatike

Sekretarët e ambasadave, konsujt dhe shumica e punonjësve të ambasadave shqiptare nëpër botë, duhet të bëjnë gati valixhet, duke mos pasur shpresë se ata mund t’i shpëtojnë ligjit për administratën, punonjësit civil, apo për shërbimet diplomatike. Sepse një pjesë e madhe e këtyre punonjësve të diplomacisë kanë lidhje farefisnore me ish-zyrtarët e lartë të pushtetit, ndërsa një pjesë tjetër është përzgjedhur nga njerëzit që kanë bërë shërbime për PD-në. Por urdhri i Ramës për ministrin e Jashtëm Bushati ka qenë i tillë që kërkonte zëvendësimin e këtyre diplomatëve, me disa emra të tjerë. Gjatë këtyre ditëve të para kanë ndodhur një sërë dorëheqjesh, apo largimesh,  nga shumë konsuj që shërbenin në Paris, Bari, Milano, etj, duke përfshirë këtu edhe konsullin e Nju Jorkut, Dritan Mishtën. Ashtu siç kemi paralajmëruar në “Telegraf”, ditën e nisjes së Ramës, drejt SHBA-ve. Konsulli shqiptar i Nju Jorkut, Dritan Mishto, do të pezullohej. Nga ajo ditë, ai do të hynte në listën e të papunëve, ose të atyre që do të kërkojnë punë. Komunikimi për pushimin nga puna, zotit Mishto nuk i ka shkuar në mënyrë telegrafike, por këtë ia ka komunikuar vetë Kryeministri Edi Rama, i cili kur ka shkuar në ambasadën tonë në Nju Jork i ka komunikuar konsullit: Je i pushuar nga puna që tani. Ndërkohë, atje ka shkuar edhe urdhri zyrtar i pezullimit dhe gjithçka është bërë fakt i kryer. Dhe që atë ditë, Dritan Mishto, i cili ka qenë shumë i lidhur me komunitetin, ka përgatitur valixhen, për të bërë dorëzimet dhe ndofta për të hapur proces gjyqësor në Tiranë, lidhur me pushimin.

Vendimi 

Në fakt, Vendimi Nr. 139, Datë 20 Shtator 2013 është firmosur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa komunikimi i pezullimit është bërë edhe në komunikimin ballë për ballë. Sipas informacioneve brenda selisë rozë mësohet se  konflikti mes tyre është i hershëm dhe përplasja dypalëshe ka nisur që në vitin 2000, kur Ministri i Kulturës, Edi Rama e ka pushuar nga puna Mishton, që në atë kohë ishte jurist në ministri për një kundërshtim të urdhrit. Nga ana e vet Mishto, ishte edhe këshilltar i kandidatit demokrat në zgjedhjet lokale për kryeqytetin gjatë vitit 2000 dhe gjatë kësaj kohe, Mishto sulmoi Ramën, duke ndezur një konflikt personal midis tyre. Por në vitin 2005 Dritan Mishto emërohet zëdhënës i Kryeministrit dhe shpesh përballet me kryetarin e opozitës Edi Ramën, sidomos gjatë tensionimit të situatës kur qeveria e atëhershme demokratike vendosi prishjen e mbikalimit në Zogun e Zi. Ndërsa në vitin 2007, Dritan Mishto emërohet fillimisht Drejtor për Europën dhe Azisë në Ministrinë e Jashtme dhe diplomat në ambasadën shqiptare në Washington DC. Nga ana tjetër, në marsin e vitit 2010 gjatë bojkotit parlamentar socialist, Edi Rama mban një fjalim në Institutin e Paqes në Washington DC, ndërsa në emër të institucioneve shqiptare foli diplomati Mishto, duke errësuar prezantimin e Ramës. Gjatë këtij momenti Rama tha për Mishton se, ishte një kopje e shëmtuar e kryeministrit Berisha. Dhe kështu pas fitores elektorale, erdhi pezullimi. Ndërkaq mësohet se ai dhe të gjithë të shkarkuarit e tjerë, po përgatitet t’i drejtohen gjykatave për ankesat e rastit.