Pas azkuzave për integrimin, Rama përplaset me Bashën: ‘Zhblloko Vetingun, mos mer skutave deputetë të huaj’

441

Sigal

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur flakë për
flakë akuzave të kryedemokratit Basha, i cili duke i kujtuar deputetet dhe
mediat e huaja, e akuzoi Ramën se po vë në rrezik integrimin e vendit në
Bashkimin Evropian.

Në një postim në
rrjetin social Facebook, Rama, duke i bërë thirrje Bashës të mos kapë deputetë
skutave për të bllokuar vendin, i kërkon të zhbllokojë Vetingun.

“Lulzim mos kap
skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë po lexo rekomandimin
e qartë të BE dhe zhblloko Vetingun!”- shkruan Rama.

Gjatë mbledhjes me
krerët e degëve të PD në rrethe, Basha theksoi se mediat dhe politikanët e
Evropës po flasin hapur dhe pa dorashka.

“Ky realitet që
shqiptarët e përjetojnë përditë tashmë po vë në rrezik integrimin e vendit në
BE. Vetëm një njeri në botë nuk e sheh realitetin dhe fshihet me vetëmohim,
kryeministri aktual i vendit. Në vend që të reflektojë për gjendjen ku është
zhytur vendi, për mesazhet e forta ka zgjedhur të vazhdojë avazin, trushplarjes
dhe keqinformimin e shqiptarëve me regji qendrore”- deklaroi Basha.