Partia Demokratike/ Anëtarësia e demokratëve zgjedh Besart Xhaferrin si kreun i ri i FRPD-së, me rezultatin e thellë mbi 5 mijë vota

156
Sigal

Ka përfunduar numrimi  i votave. Besart Xhaferri ka arritur të sigurojë shumicën e votave, konkretisht 5256 vota dhe është zgjedhur kreu i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Xhaferri pason Belind Këlliçin në këtë detyrë.  Kush kandidoi dhe sa vota morën: Besart Xhaferri – 5256 vota; Mariglend Doçi – 1292 vota; Artjon Bajramaj – 528 vota; Barbara Doda – 452 vota; Alesia Balliu – 186 vota; Arnold Kariqi – 168 vota. Pas përfundimit të votimeve Xhaferri ka deklaruar: Besoj se rezultati është shumë i thellë. Megjithatë, çdo kuti e kontestuar të rinumërohet. Unë, kandidat si gjithë të tjerët kam qenë dhe vetëm një vëzhgues kam pasur. Paçka se disa individë të caktuar duan të hedhin baltë mbi garën time, fitoren, kontributet apo edhe personalitetin! Kandidati i dytë nga numri i votave më uroi suksese! E falenderoj dhe së bashku do ndërtojmë forumin”.