Paralajmërimi i ish-presidentit Bujar Nishanit: Zemërim i akumuluar, do ketë shpërthim masiv

401
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e cilëson shpërthim të akumuluar prej vitesh ndaj qeverisë, reagimin e dhunshëm të protestuesve në Rrugën e Kombit.
Në një intervistë për “Panorama”, ish-Presidenti deklaron se përmes arrogancës dhe shantazhit që qeveria po ushtron ndaj qytetarëve, shumë shpejt motoja e çdokujt do të jetë “Më arrestoni dhe mua”.
Ish-kreu i shtetit ka folur edhe për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike ku ka theksuar se dinamika që i duhet të prodhojë sot opozitës në Shqipëri, duhet t’i kalojë disa herë frekuencat e një opozite tjetër në një vend ku demokracia zhvillohet mbi kriteret dhe ligjësitë normale.
Ja çfarë thotë Nishani për mosbindjen civile dhe paralajmërimi për shpërthim masiv:
Protesta e qytetarëve në Rrugën e Kombit është shpërthimi i një zemërimi të akumuluar prej vitesh ndaj një qeverisjeje, që e ka varfëruar në ekstrem popullin, ka ngritur në një kult të pandëshkueshmërisë korrupsionin, ka injoruar dhe fyer dinjitetin dhe personalitetin e qytetarit të thjeshtë.
Këtë zemërim e has në çdo cep dhe qytet të vendit. Shpërthimi i tij masiv do të jetë i paimagjinueshëm sepse përgjegjësitë për rendin social dhe shoqëror kanë krijuar një shkëputje të madhe nga realiteti dhe mendojnë se me anë të frikës dhe shantazhit do mund të ruajnë këtë status quo. Zhvillimet dhe reagimet nga populli po tregojnë se shumë shpejt motoja e qytetarëve të këtij vendi do të jetë “Më arrestoni dhe mua”, se dufi i akumuluar nga hallet dhe mospërfillja as që imagjinohet nga pushtetarët. Këdo që takon sot dhe me këdo që flet për protestën, i konsideron ata qytetarë të arrestuar dhe burgosur si heronjtë e ditës të shqiptarëve.
Po krijohet një frymë popullore që, kush ndeshet fort me pushtetin e korrupsionit dhe hajnisë, kthehet në hero. Për fat të keq, opozitës nuk i ka mbetur asnjë alternativë normale politike. I vidhen votat me para droge, i goditen simpatizantët me mekanizmat e shtetit si Policia, Tatimet dhe mohimit te shërbimeve publike. A ju kujtohet se çfarë thoshte Kryeministri gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet lokale: “… Po votuat kandidatin e opozitës do mbeteni në izolim se nuk do keni investime, projekte dhe buxhet nga qeveria”.
Kjo në fakt ka ndodhur atje ku drejtojnë të zgjedhurit e opozitës. Çfarë duhet të bëjë opozita në këtë situatë? A e dëgjuat se si e identifikoi Kryeministri popullin e vet nga foltorja e Parlamentit? A ka ndodhur kjo ndonjëherë në ndonjë vend të botës? Kurrë, asnjëherë, nga askush. Çfarë duhet të bëjë opozita në këtë situatë? Unë mendoj se përgjegjë- sia e saj për ndryshim dhe ndihmuar popullin është tmerrë- sisht e madhe. Ajo të marrë plotësisht këtë përgjegjësi.
Sigal