Pandemia e Covid-19/ Kryemadhi: Moment reflektimi për t’i parë gjërat me ftohtësi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila që nga nisja e karantinës, nuk ka dalë në asnjë deklaratë politike duke i përkushtuar jetës familjarë dhe saj shtëpiake si nënë dhe bashkëshorte.

Kryemadhi thotë se nuk ka dashur të bëhet e bezdisshme dhe e ka shfrytëzuar këtë kohë për të reflektuar dhe për t’i parë gjërat nga larg më me ftohtësi.

Sigal

“Nuk është se jam ndarë nga politika apo shtëpia ndonjëherë por kur do të bësh shumë gjëra mirë, nganjëherë i prish. ideja e shtëpiakes nuk ka qenë një lloj shmangie por një moment reflektimi për ti parë gjërat me ftohtësi. qëndrimet politike për LSI i ka mbajtur Petrit Vasili dhe nuk kam dashur të jem e bezdisur dhe të jem pas më e spostuar me qëndrimet publike por jo me qëndrimet ne teren me qytetarët”,-tha në “Report Tv”.