Panariti apel shtetit: Veproni si Amerika! Jo vetëm vakte dhe racione bamirësie një herë në vit!

466
Sigal

Edmond Panariti, në një reagim në facebook, i kërkon mbështetje shtetit, për fëmijët në pamundësi, duke iu referuar politikave të SHBA-së, mbi ndihmën që shtetiti i ofron ndihmë familjeve në nevojë, duke përfituar tallona ushqimi të garantuar dhe cilësor.

Postimi i plotë

Veproni si Amerika!  Ushqeni në mënyre të vazhduar dhe cilësore fëmijët nga familjet tona me të ardhura të pakta!

Dhe jo vetëm me vakte dhe racione bamirësie për Bajram e Pashkë një herë në vit !

Ushqejini fëmijët në mënyrë të garantuar me program dhe buxhet shtetëror!

Sepse Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për nga indeksi i zhvillimit trupor dhe mendor i fëmijëve.

Plot 40 milionë Amerikanë përfituan tallona ushqimore nga buxheti në 2018.

Shtatëmbëdhjetë përqind e fëmijëvë Amerikanë përfitojne tallona ushqimi të garantuar dhe cilësor dhe bëhet fjalë për vendin më të fuqishëm dhe të zhvilluar në botë.

Po te ne? Zero kupona! Zero mbështetje! Paratë për ushqim gjenden po qe nevoja edhe me donatorë, por duhet të ekzistoje dhembja dhe dhembshuria për familjet e varfra dhe të pamundura që kjo të funksionojë!

Image

 

© SYR