Paloka: Në fund të negociatave PD do kthehet në Parlament

402
Mazhoranca dhe opozita janë ende në negociata për të arritur në marrëveshje të përbashkët lidhur me aktet nënligjore të ligjit të dekriminalizimit. Kjo gjë u bë me dije sot nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka. 
“Negociatat nuk do të ishin të nevojshme, pasi formulari për të cilin bëhet fjalë, ka ardhur i gatshëm nga FBI. Megjithatë, dje PS nuk pranoi të adoptonte këtë formular dhe aktet nënligjore të përshtatshme, por tentoi të fuste pika që praktikisht krijonin hapësira për të shpëtuar të inkriminuarit që janë në Parlament apo administratë”, ka deklaruar Paloka. Ai ka bërë me dije se në fund të negociatave, PD do të kthehet në Parlament, edhe pse aktet nënligjore duhet të ishin miratuar. “Aktet nënligjore për dekriminalizimin ishin vetëm një detyrim i këtij parlamenti dhe sot ishte data e fundit”, ka thënë Paloka, duke shtuar se opozita ka edhe tre kërkesa të tjera.
Sigal