Paloka: Letër nga Italia mori dhe Roshi, pyet Ramën pse të largoi si ministër

521
Deputeti demokrat Edi Paloka komentoi dokumentin që promovoi ditën e djeshme Saimir Tahiri, ku sugjerohet se Prokuroria e Catania, Itali nuk e ka në ndjekje penale ish -ministrin e Brendshëm. “Nga këto letrat që po tund Tahiri, morën dhe Rroshi i Kavajës dhe një pjesë e të inkriminuarve të tjerë të Ramës, madje edhe kur kishin qenë të dënuar e jo thjesht të hetuar”, – tha Paloka, pak pasi deputeti socialist Saimir Tahiri shpalosi para medias, një dokument që ai pretendoi se e nxirrte të pafajshëm nga hetimet e bandës së Habilajve dhe trafiku i drogës. “Ky, Tahir Habilaj, duhet të pyesë Ramën (se kështu sqarohet dhe publiku); Pse e largoi nga ministër? Pse megjithëse ishte “ministri më i suksesshëm “dhe me gjithë “suksesin” në zgjedhje, nuk e vuri më në listën e ministrave? Pse e përjashtoi nga grupi parlamentar? Rama di ndonjë gjë më shumë apo nuk di asgjë për këtë çështje? Shumë shpejt shqiptarët do të marrin më shumë se këto përgjigje pavarësisht se ka apo jo vullnet Rama ta bëjë një gjë të tillë”.
Sigal