Paketa “Anti-Shpifje” mbërrin në Komisionin e Venecias, ja kur do të bëhet shqyrtimi

433
Sigal

Komisioni i Venecias do të shqyrtojë dy ligjet e paketës Anti-Shpifje, në muajin mars të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Komisioni i Venecias, i cili e ka publikuar një gjë të tillë në faqen e tij zyrtare.

Kujtojmë se paketa “Anti-Shpifje” e propozuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta në Shqipëri, pasi është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, të cilët e shohin paketën si cenim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjet për mediat elektronike, duke argumentuar se ishin në shkelje me Kushtetutën.