Padia e Veliajt/ Reagojnë këshilltarët e djathë, kanë një mesazh për kryebashkiakun dhe Ramën

670
Pak ditë pasi kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur në gjykatë këshilltarin demokrat Akil Kraja, ka ardhur reagimi i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës.
Gjatë një deklarate për mediat këshilltarët e djathtë shprehen se padia është bërë pas denoncimit për rritjen e ujit të pijshëm në kryeqytet. Ata i janë drejtuar me një mesazh kryebashkiakiut të Tiranës dhe kryeministrit, ndërsa thonë se nuk tremben me persekutime dhe dhunë verbale.
“Kemi një mesazh për kreun e bashkisë së Tiranës dhe kryeministrin, se nëse mendoni se me persekutime dhe dhunë verbale do trembni demokratet, e keni gabim. Dhuna dhe persekutimi na motivon. “Një turbullim i padrejtë të gjendjes shpirtërore të Erion Velijat”. Ky është pretendimi i Erion Veliajt për padinë e tij, pasi ne kemi denoncuar rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet”- kanë thënë këshilltarët e djathtë.
Sigal