Paaftësi apo neglizhencë e qëllimshme nga kryeministri dhe ministria e linjës

399
Sigal

Osman Murati Ish-ministër i Tregtis së Brendshme ( para viteve 1990 )

Erdhi koha që vërejtjen e kam drejtperdrejtpër kryeministrin dhe ministrin përkatës që nuk ka siguruar bazën materiale për viruset gripale të pranverës. Propaganda juaj është si flluskë sapuni, sepse jeni pushtetarët më të papregatitur në Europë me bazë materiale për këtë perbindësh virusi ,si tampone ,kite ,maska dhe disifektant. Për njerëzit dhe për rrugët . Erion Velinë nuk po e shohim të kapi nji zorë dhe të dizinfektojë Tiranën e qelbur në të katër anët e saj. Si qytetarë ,ju them se që me datë 8 mars dhe sot datë 25mars ende nuk keni siguruar maska dhe doreza ,dizinifektanti i duarve nëpër farmaci po mbaron,asnji lloje dizinfektimi nuk po shohim nëpër rrugë vec nji makine si me shtyp miza po lagte me ujë sot rrugën “Hoxha Tasim” ( me ujë të zakonshëm . Ju pengon populli për mos sigurimin e kësaj baze materiale që vetëm po na këcëlloni dhëmbët mbylluni nëpër shtëpia ,që të shkatrrojnë sistemin nervor. Mos doni ju një pjesë e qeverisë të na hiqni qafe ne pensionistëve se nuk keni para për të na paguar ????? Ë tmerrshme. Unë kam të vështirë të dalloj ,ne se ju jeni sabotatorë të popullit tuaj,apo të pa aftë per te kapur thelbin e problemit që preokupon popullin????? Respekte dhe mirënjohjen më të madhe e kam per mjekët dhe të gjthë stafin mjeksor në spitale të Infektivit që janë në qendrën e vatrës vdekjeprurëse ,në një front të vetëm pa mbështetjen e duhur me bazë materiale ,për parandalimin e kësaj sëmundje. E shikoni more të uruar se në çfar gjendje jemi, kryeministri nuk duhet të na jap shembull si karantinohet ai në surrel,po të sigurojë bazën materiale,si kolegët e tij sikurse bëri vuviçi i sërbisë ,erdogani , i turqisë. Etj etj. Me maska, tampone, kite, për të testurar popullatën . Ndersa bazat grosiste farmaceutike mendoj se u duhet hequr licenca të gjthë atyre që nuk kanë siguruar bazë matereialë për viruset e pranverës, sepse nuk po kërkojmë nëpër farmaci atë që nuk e dimë akoma ,sikurse ështe vaksina që kapitalizmi i zi do ta nxjerrë kur t’i mbushet mendja për këtë virus vdekjeprurës të popullsisë.