Osman Murati: Ky kryeministër na shtrëngon dhëmbët dhe na thotë, që edhe frymë do të marrim vetëm me lejen e tij

407
Sigal

Osman Murati: Për të qeshur dhe për të qarë, me një kryeministër që “s’ka të sharë”


Dëgjojeni fjalën e tij në Parlamentin e Shqipërisë. Ai deklaron: “Unë nuk e njoh (ose) nuk jam për konsensuse, por kam bindjet e mija dhe luftoj dhe punoj vetëm me bindjet e mia”.  Më vjen mirë që e deklaron vetë se në shpirtin dhe në veprimtarinë e tij që kulmon egoja personale e një sundimtari, nuk pyet asnjeri, nuk jepka askund llogari dhe në shprehitë e tij dominon ironia dhe humori i zi i një faraoni të ri në Shqipëri. –“Shpëtova një popull nga epidemia dhe shpëtimin e shëndetësisë nga kolapsi”, – theksoi me një eufori marramendëse zoti kryeministër  pardje në parlament, duke u mburrur me hijen e rëndë se e paska uruar edhe Erdogani i Turqisë!  Në se ka ”Zot”, na ruaj nga këta shpirtzinj, që për lëvdata e  elozhe mashtruese bëjnë kurban edhe popullin e vet. Paska bërë 22 vite luftë për të prishur Teatrin Popullor dhe më në fund ja doli! Këtë gëzim të papërmbajtur e shpreh autori i mësipërm me një ëndërr të bukur që kishte parë në gjumë. Fundi dhe entuziazmi i kësaj ëndrre ishte se kur e zgjua e pa dhe dëgjoi se Teatri Popullor ishte prishur, “godina kishte rënë”. Ai menjëherë ishte qetësuar. Me orë të tëra flet kryeministri në “tempullin e demokracisë”, ku dhe duhet të japë llogari para përfaqësuesve të popullit. Në fakt jo shumë herë e kam dëgjuar fjalën e tij, por në sallën e parlamentit, sa herë e kam parë, ai nuk ka dhënë ndonjëherë llogari, apo të ketë bërë autokritikë, për gabimet e tij. Në fakt nën emrin e të madhit Shekspir, ai sot llomotiti sa deshi, përqeshi dhe ironizoi sa deshi dhe kë deshi dhe fundi i fjalës së tij ishte se bindjet dhe fjala e tij do të çohen deri në fund si me qenë “fjala e Zotit “. Indirekt la të kuptohet se ju të uruar deputetë në këtë sallë jeni “hijena” që do të zgjoheni dhe do të pranohet fjala e juaj, veç kur dhe sa të dojë kryeministri, se nuk ju dëgjon dhe nuk ju respekton, edhe për faktin se ai nuk qëndron në sallë me ju në vendin që i takon, edhe për respekt të popullit që ju ka zgjedhur. Është ky fakt që me të mbaruar fjalën kryeministri del nga salla, sepse e quan atë si “mejhanen e tij”. Nuk e kuptoj, përse nuk ngrihet salla në këmbë akoma, kur hyn dhe del zoti RAMA?  Ky është kryeministri ynë, që na kujton dhe shtrëngon dhëmbët edhe ne si popull, me nënkuptim, ndonjëherë edhe në mesin e natës “në kohën e pandemisë” se do të marrim frymë vetëm kur të thotë ai, do të shohim  “dritën e diellit” vetëm nën urdhrat e tij. Ndërsa ndërtimet,veprat e artit dhe veprat historike të këtij vendi, do të marrin rrugën e zgjidhjeve, me prishje dhe ndreqje vetëm me bindjet e kryeministrit. Ja pra kush na e jep shembullin e demokracisë në Shqipëri. “Dëgjojeni, respektojeni dhe votojeni” diktatorin e ri.