OSBE i bashkohet thirrjes së KQZ: Mos përdorni burimet publike në fushatë, të respektohet ligji

247
Sigal

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i është bashkuar thirrjes së kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi lidhur me sjelljen ne fushatën elektorale.

OSBE shkruan se duhet respektuar ligji zgjedhor dhe se nuk duhen përdorur burimet publike e administrata për aktivitet politik.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratën e fundit të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, në lidhje me sjelljen e partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës elektorale drejt zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit. Respektimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, përmbajtja nga përdorimi i burimeve publike, sjellja e rregullt e institucioneve dhe aktivitetet politike, duke përfshirë nivelin e administratës lokale, janë parakushtet thelbësore të një procesi elektoral modern në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.”