‘Ordineri, Vilson Bala drejtoi rrëmbimin e Metës’,Blushi: Narkopolicia, në shërbim të narkoshtetit

78
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka zbuluar identitetin dhe foton e drejtuesit të ‘Operacionales’, i cili drejtoi operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një lidhje me Skype, në Kafe Shqeto, Blushi u shpreh se Vilson Bala, edhe pse ka lidhje me bandat e Shkodrës dhe ka drejtuar operacionin kriminal dhe banditesk të rrëmbimit të Ilir Metës, pritet të emërohet drejtor Policie në Tiranë.

NOA

Rasti që kam denoncuar, të Vilson Balës i cili ka drejtuar operacionin kriminal dhe banditesk të rrëmbimit të Ilir Metës, në shkelje të ligjit, dhe është renditur i pari në listën e konkurrentëve për drejtor policie, dhe me shumë gjasa, sipas burimeve shumë të besueshme, do të emërohet në drejtorinë policore të Tiranës, tregon se kush e drejton sot policinë dhe s bëhen emërimet.

Pra, sa më shumë patronazhit të jesh, sa më shumë të shkelës ligjin, sa më të forta ti kesh lidhjet me trafikun e drogës dhe bandave, dhe të gjithë e dimë lidhjet e Vilson Balës me bandat e Shkodrës.

Këto janë skandale dhe mënyra se si funksionon sot narkopolicia e vënë në shërbim të narkoshtetit të Edi Ramës.