Raporti i Standard & Poor/ Klajda Gjosha: Borxhi Publik në nivele rekord! Po vazhduam me PPP morëm fund

286
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, ka cituar Raportin e Standard & Poor, duke thënë se niveli i Borxhit Publik ka arritur në nivele rekord.

Përmes një shënimi në facebook, Gjosha thotë se nëse shteti ynë vazhdon ende me PPP dhe koncesione, Shqipëria mund të hyj në recesionin e saj më të thellë.

Kësisoj, kjo do shkaktojë një goditje të madhe për vendin tonë dhe brezat e ardhshëm, që si ç’thotë ish-deputetja, “do t’i ngelet pamundësia, humbja e shpresës dhe shlyerja e borxheve.

Postimi i Klajda Gjoshës

Raporti i Standard & Poor vuri në dukje edhe një herë se Borxhi publik i vendit arriti në nivele rekord prej 80% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB)! Kjo është një shifër që tregon nivelin e ulët të ekonomisë shqiptare dhe borxhin e madh që duhet të paguajnë shqiptarët në këto kohë të vështira.

Edhe pse me këtë tregues katastrofik, qeveria vazhdon të ndërmarrë projekte të mëdha bazuar mbi modelin PPP duke rënduar barrën e borxhit publik në një mënyrë të fshehtë, pa i përfshirë te 80%!

Në këtë kohë Pamdemie, ku të varfërit vazhdojnë të varfërohen më shumë dhe shtresa e mesme po humbet kapitalet dhe të ardhurat e saj, fokusi duhet të jetë te strategjia e daljes nga kriza. Nëse do të vazhdojmë me koncesione dhe PPP, Shqipëria mund të hyj në recesionin e saj më të thellë, duke i lënë brezave të rinj pamundësinë, humbjen e shpresës dhe shlyerjen e borxheve të qejfeve të një qeverie të papërgjegjshme!