Opozita shqiptare/ Dështon mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, depozitohet padia në SPAK: Kuvendi, po mbahet peng

 

Kuvendi do të diskutojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut pas datës 19 janar

Sigal

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi refuzoi për të disatën herë kërkesën e opozitës për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku, sjellje që sipas ekspertëve të ligjit, bie ndesh me frymën e Rregullores dhe cenon parimin kushtetues të barazisë para ligjit.

Kuvendi do të diskutojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut pas datës 19 janar, pasi Këshilli i Mandateve nuk do të mbledhë sesionin më parë.

Opozita ka bërë pesë përpjekje për të mbledhur Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të vitit 2026, për të diskutuar kërkesën e SPAK-ut lidhur me zv.kryeministren Balluku. Megjithatë, ky organ i Kuvendit nuk do të mblidhet para datës 19 janar 2026.

Sipas një njoftimi zyrtar, sesioni parlamentar do të fillojë më 19 janar, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Gjatë ditës së hënë, do të publikohet kalendari i punimeve, si dhe do të jepen urdhrat përseancën hapëse, Konferencën e Kryetarëve, Mbledhjen e Byrosë së Kuvendit dhe Komisionin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit.

Këshilli pritet të zhvillojë mbledhjen në lidhje me kërkesën e SPAK-it për arrestimin e zv.kryeministres pas datës 22 janar, pas mbledhjes së Gjykatës Kushtetuese, që do të shqyrtojë kërkesën e kryeministrit Rama për shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së, i cili kishte pezulluar zv.kryeministren nga detyra.

Dje anëtarët demokratë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve tentuan të mblidhen në sallën e katit të katër të Kryesisë së Kuvendit, por përballë dyerve të mbyllura, ata nuk arritën të realizonin mbledhjen

 

Dështon sërish mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi:  Po mbajnë peng funksionimin e Kuvendit

 

Sipas përfaqësuesve të PD-së, bllokimi i mbledhjes së Këshillit po ndodh me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama, i cili, sipas tyre, po mban peng funksionimin e Kuvendit.

“Kuvendi, me urdhër politik të Edi Ramës, vazhdon të mbajë peng mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ndryshe nga sa përcakton rregullorja, sipas së cilës mbledhja e Këshillit mund të thirret nga pesë anëtarë, Niko Peleshi vazhdon t’i mbajë të kyçura zyrat e Kuvendit, duke mbrojtur të korruptuarën Belinda Balluku”, deklaroi Gazment Bardhi.

Demokratët theksojnë se vonesat dhe bllokimi i mbledhjes përbëjnë shkelje të rregullores së Kuvendit dhe po përdoren, sipas tyre, si mekanizëm politik për të penguar hetimet dhe procedurat ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Peleshi përfundon në SPAK

Oerd Bylykbashi, Kuvendi nuk mund të kthehet në gjykatë dhe të shqyrtojë provat hetimore të prokurorisë, por shikon vetëm nëse kërkesa e prokurorisë nuk ka karakter politik.Bylykbashi paralajmëroi se grupi i PD do të paraqesë padi në SPAK për shpërdorim detyre ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi.