Opozita shqiptare/ Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Paqësore, por çdo mjet i mosbindjes civile do të jetë në fushë

44
Sigal

“Kryengritja është paqësore, por çdo mjet i mosbindjes civile do të jetë në fushë dhe do të organizohet çdo herë e më shumë. Kjo është lëvizje e pa kthim. Ne do të fitojmë. Ne e meritojmë të fitojmë se kjo është lëvizja më parimore e demokracisë. Shkatërron Parlamentin në një mënyrë beteja nuk ndërpritet”,- tha kështu të enjten gjatë një konference për shtyp lideri demokrat Sali Berisha. Lideri historik i demokratëve iu përgjigj edhe një pyetjeje lidhur me sa kishte shprehur vetë më parë se nëse do gjenin prova për shpalljen non grata do largohej nga politika. “Kjo pyetje ka marrë përgjigjen më të plotë nga dacibao e Edi Ramës dhe larove të tij. Pasi kërkuan 3 vjet me lupë, nuk gjetën asnjë provë. Sepse një provë të vetme të qëndrueshme, i lejonte ata të formulonin aktakuzë penale. Në asnjë rresht, në asnjë rast ata nuk konfirmojnë një provë të vetme, sepse nuk ekzistojnë. Sigurisht ata kanë thënë se Jamarbër Malltezi, përfundoi nga 113 metra tokë, si investitor, përfundoi me 5.4 milionë euro. Mirëpo, ata nuk thonë, ndonëse e pohojnë se duhet të jem i saktë, pohojnë se ndërtuesi Fatmir Bekteshi, që ishte aksioner me 40 përqind të kompanisë Homeplan, deklaroi se ne që në fillim të tre vendosëm të shesim në gropë, në themel. E thotë ai. Po ata, për të mos falsifikuar dhe mashtruar qytetarët me 5.4 milionë euro, duhet të analizonin të gjithë faturat e shitjes dhe blerjes së pallateve në gropë. Ato janë me qindra e qindra. Ajo kompani ka një bilanc. Dhe ata duhet t’u thonin qytetarëve se pas bilanceve, ky person nuk ka 5.4 milionë euro. Por nuk e bëjnë këtë se e dinë se ky person, qindarkë për qindarkë, i ka të vetat. Por ata janë përpjekur të krijojnë ushqim për horat, për manipulatorët, për të keqshfrytëzuarit. Unë kam folur për prova dhe fakte, por jo për trillime dhe manipulime. Për mashtrime. Besoj se jam i qartë” – tha Berisha. Gjatë fjalës së tij ai tha se: “duhet ta shndërrojmë këtë vjeshtë, në vjeshtën e triumfit, të mbarë shqiptarëve për këtë regjim, antishqiptar dhe diktatorial, kleptokratik. Sali Berisha, garanton çdo qytetar se po mbroj qytetarët, duke mbrojtur kushtetutën”.