“Opozita e Re” e blerë, me rekorde kriminale dhe bashkpuntorë sigurimi

671
Sigal

Denoncimi publik nga salla e Kuvendit të njërit prej  deputetëve të “Opozitës së Re” Lefter Maliqi : Deputetët e listës nuk përfaqsojnë popullin, një pjesë nuk dinë të lexojnë, kanë të shkuar kriminale, dhe disa kanë qënë bashkpuntor të sigurimit ndaj dhe kanë frikë të pajisen me çertifikatë sigurie.Kryeprokurori I antimafjes: Politika shqiptare është e lidhur me mafjen

Denoncimi i deputetit Lefter Maliqi në seancën plenare të Parlamentit: Rilindja do të kapë Gjykatën Kushtetuese

Një pjesë e “Opozitës së Re” janë blerë, të tjerë me rekorde kriminale, ka edhe bashkëpunëtore të Sigurimit

Deputeti Lefter Maliqi denoncoi dje nga salla e Kuvendit deputetët e “Opozitë së Re”, duke thënë se një pjesë e tyre janë blerë nga kryeministri Rama, të tjerë deputetë janë me rekorde kriminale, prandaj nuk marrin dot as Certifikatën e Pastërtisë së Figurës, ndërsa ka edhe deputetë të opozitës së re që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Duhet thënë, se asnjë nga deputetët e “Opozitës së Re” nuk reagoi ndaj këtyre akuzave të forta të bëra nga deputeti Lefter Maliqi në seancën plenare të Kuvendit.

Denoncimi i deputetit Lefter Maliqi

Kjo seancë e parlamentit është një show i radhës, sepse deputetët e opozitë së re parlamentare populli nuk i kupton, sepse flasin serbisht dhe rusisht dhe nuk flasin gjuhën e tyre, këta flasin në emër të popullit, ndërkohë që nuk janë deputetë të popullit, por janë deputetë të lartmadhënisë, deputetë të kryetarëve, deputetë që nuk dinë të lexojnë, deputetë me të shkuar kriminale, që një pjesë e këtyre kanë qenë edhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, prandaj tremben të venë dhe të bëjnë verifikimin e pastërtisë së Figurës, dhe gjithë ky show që bëhet sot në parlament, është që t’i marrin kompetencat Presidentit të Republikës, si i vetmi institucion që nuk kanë mundur ta kapin dot, kur në Kushtetutë dhe në ligjin “Për Gjykatën Kushtetuese” thuhet që 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese i emëron Presidenti i Shqipërisë.

Deputetët e “Opozitës së Re” parlamentare populli nuk i kupton, nuk dinë të lexojnë, deputetë me të shkuar kriminale, që një pjesë e këtyre kanë qenë edhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, prandaj tremben të venë dhe të bëjnë verifikimin e pastërtisë së Figurës

Këta duan t’ia marrin këtë të drejtë kushtetuese Presidentit, sepse kanë frikë nga zgjedhjet e drejtpërdrejta të popullit, kanë frikë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese nesër, për të anuluar zgjedhjet farse të 30 qershorit, që populli i bojkotoi, ku demokracia lokale është e përdhunuar, ku këta e çojnë vendin në diktaturë. Lantmadhënia (kryeministri Rama) mund të gënjejë një njeri, mund të gënjejë disa, mund të gënjejë edhe popullin, për një kohë, por kurrë nuk e gënjen popullin për tërë jetën. Kemi gjithë këto mashtrime, sa tha, që edhe Enveri të ngrihet, nuk do të prishen shtëpitë në Astir dhe do ketë legalizime falas. Çfarë ndodhi? Ky kryeministër ua prishi shtëpitë me dhunë. Ky lodhi edhe opozitën me helmin. Po unë u bëj thirrje të gjithëve: të ngrihen të gjithë në këmbë, të mos kenë frikë, as nga helmi i Lleshit, që e ka kthyer policinë në ushtri, që u bën presion psikologjik me vetingun, me 400 mijë lekë rrogë, ndërkohë që nuk kalojnë në veting këta të korruptuar, që vjedhin paratë tuaja, taksat tuaja. E kanabilizuan vendin, e kriminalizuan vendin, e poshtëruan, i morën të gjitha institucionet, Edhe ju deputetë të opozitës. Nëse doni të bëheni vegël e Lartmadhënisë, rrini këtu, sepse jeni të joshur, jeni të manipuluar. Këta të mazhorancës e thonë hapur. Nuk pyesim as për dekrete, as për vendime, as për Kushtetutë.