Lideri historik i PD, Sali Berisha renditi arsyet se përse rikthimi i tij ndodhi pikërisht në këtë moment.
Në një fjalim tepër emocionues, Berisha theksoi se kjo ishte një thirrje për të, pasi opozita dhe vendi po shkonin drejt shkatërrimit.
Berisha: Këto 8 vite Shqipëria jo që nuk ci përpara, por bëri prapa. Sot shqiptarët marrin rrogat më të ulëta në rajon dhe kanë çmimet më të larta.
Ky vend humbi 530 mijë të rinj në vende të huaja. Në një përpjekje makabër, Rama me mafian ndërkombëtare mendoi të asgjësojë opozitën. Ky është një rikthim i thirrur nga rrethanat. Cilido që thotë se është e shkuara, e ftoj të futet në këtë garë e të provojë.
Nëse fiton besimin e demokratëve, unë do t’i shpreh besimin tim. Rikthimet në histori janë histori suksesi. Do jetë Sali Berisha i tretë, do bëjë të harrohet Sali Berisha i dytë.