Opozita braktisi votimin, mazhoranca miraton ndryshimin e rregullores së Kuvendit me 79 vota. Seanca u shoqërua me debate

Është zhvilluar këtë të martë seanca plenare në Parlamentin e Shqipërisë e para pas konstituimit të premten e kaluar.

Në seancë, opozita ka vijuar me kritikat e saj ndaj mazhorancës lidhur me propozimin e socialistëve për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet për rregulloren e Kuvendit dhe ngritjen e komisioneve të reja parlamentare, teksa Komisioni i Integrimit shkrihet me atë të politikës së jashtme.

Sigal

Pas debateve dhe diskutimeve mes palëve, mazhoranca hodhi në votim ndryshimet në Komisione dhe drejtuesit e tyre. Opozita kundërshtoi procedurën e ndjekur nga shumica parlamentare, duke pretenduar se po i ngushtohen hapësirat dhe është hera e parë që pushteti ekzekutiv iu dikton strukturën Kuvendit. Sipas PD, rregullorja e re e Kuvendit përbën shkelje të Kushtetutës.

Ndërkaq, opozita ka zgjedhur që të braktisë seancën dhe është larguar nga Kuvendi pasi ka nisur votimi.

Mazhoranca miratoi me 79 vota strukturën e re parlamentare.

VOTIMI:

PRO: 79 VOTA

KUNDËR: 0

ABSTENIM: 0