“Inceneratorët, afera më korruptive e shekullit”, Meta: Qëllimi i Partisë së Lirisë nuk është thjesht pushteti, por referendumi

114
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë sot në një takim me të rinjtë se qëllimi i kësaj partie nuk është pushteti, por referendumi.

Duke denoncuar korrupsionin e qeverisë Rama dhe skandalin e inceneratorëve, Meta e quajti atë “aferën më korruptive të shekullit”.

Ilir Meta: Unë kam bërë krahasime këto ditë mbi bazë të fakteve të institucioneve ndërkombëtare, për korrupsionin jemi kampion.

T’i japim një ritëm tjetër përfshirjes së rinisë në jetën politike në tërësi se e keni vënë re që ka mungesë interesi për ti bërë të rinjtë të zëshëm e për tu dhënë forcën që meritojnë. nuk mund t’u vesh te rinjve kufij e barriera në ëndrra.

Me një akt normativ në mars u ul investimi për arsimin dhe më tej u rritën pagesat për inceneratorët për aferën më korruptive të shekullit se prioritet është korrupsioni, ndërsa rinia edukimi i saj rritja e kapaciteteve të saj për këto nuk ka nevojë kjo lloj qeverisje.

Qëllimi i Partisë së Lirisë nuk është shteti dhe thjesht pushteti, por referendumi.

Se po të jetë për pushtetin, është në rregull kjo qeveri që është që kujdeset vetëm për pushtetin e saj e përdor për të shtypur në gjithë format e për të përjashtuar nga politikat zhvilluese shumicën e shoqërisë dhe të rinjtë se ka frikë nga guximi i tyre.

Duan tua kontrollojë dhe mendimet e ëndrrat.

Referendumi nuk është një mjet, por është mjeti kryesor që populli dhe sovrani të kenë nën kontroll klasën politike.